• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Selmani: Qeveria dëshiron të ketë monopol mbi të vërtetën

    Selmani: Qeveria dëshiron të ketë monopol mbi të vërtetën

    • Categories Aktivitete
    • Date November 22, 2017

    Shoqata e gazetarëve në Maqedoni dhe Instituti për shkenca shoqërore dhe humanistike, sot në Klubin e gazetarëve e prezantuan analizën për efektet nga zbatimi i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ShMAA) mbi lirinë editoriale. Analiza është e punuar nga ekipet e ekspertëve të Institutit dhe të ShGM-së në kuadër të projektit të financuar nga ana e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

    Drejtoresha e Institutit për shkenca shoqërore dhe humanistike, Katerina Kollozova, duke i prezantuar gjetjet nga analiza tha se Ligji për ShMAA është tejet i detaјuar, deri në absurditet, të caktojë cila program kur mund të transmetohet.

    “Me ligjin për ShMAA kufizohet liria e të shprehurit dhe do të futet censurë dhe vetë-censurim në mediat. Dispozitat nga ligji janë dëshmi se fenomeni i “shtetit të kapluar”, theksoi Kollozova dhe shtoi se nëpërmjet të rregullimit të tepruar i mundësohet pushtetit ekzekutiv të kontrollojë mediat.

    Përfundimi më i rëndësishëm nga kjo analizë është se në Maqedoni ekziston rregullim i tepruar të mediave private. Shteti përzihet shumë në krijimin e programit të mediave private, gjë që reflektohet keq në lirinë editoriale, cilësinë e programit dhe gjendjes financiare të mediave”, tha presidenti i ShGM-së, Naser Selmani.

    Selmani shpjegoi se përfundimi i dytë nga analiza është se etika profesionale e mediave duhet të jetë objekt i vetë-rregullimit, e jo të jetë e imponuar nga shteti me ligje dhe dënime.

    Ai fliste edhe për draft-versionin e ligjit për ShMAA, me të cilin Qeveria dëshiron të ketë monopolin e të vërtetës. “Nëse kalon ky nen, pushteti në të ardhme do të caktojë të vërtetën në mediat. Gjithashtu, do të përforcojë vetë-censurimin ekzistues dhe do të mbyt kritikën në mediat”, theksoi Selmani.

    I pyetur në lidhje me financimin e RTVM-së, Selmani theksoi se 0,7% nga buxheti për financimin e RTVM-së nuk mjaftojnë për funksionim normal të servilit publik.

    “Nëse RTVM ka borxh prej 30 milion euro atëherë si është e mundur me 15 milion euro buxhet vjetor t’i pastrojnë ato borxhe. Gjithashtu, RTVM me buxhet të zvogëluar nuk do të mund të hap kanal të ri në gjuhë shqipe, të punësojë staf profesional, të blejë pajisje të re, e mos të flasim për procesin e digjitalizimin, i cili ende nuk ka filluar”, tha Selmani.

    Sipas tij, bashkëpunimi i sektorit civil me mediat është shumë i rëndësishëm. “Kyçja e sektorit civil në debatin për lirinë e të shprehurit, paraqet ndihmë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese në sektorin e mediave”, tha Selmani.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Filluan trajnimet për gazetarë-hulumtues të rinj
    November 22, 2017

    Next post

    I firmosur bashkëpunimi mes ShGM-së dhe Universitetit "Goce Dellçev"- Shtip
    November 24, 2017

    You may also like

    384329181_301424832623475_6275885479243937636_n (1)
    SHGM : Debat i gazetarëve dhe përfaqësuesve të MPB-së dhe PTHP-së lidhur me ndryshimet në Kodin Penal
    27 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?