• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SafeJournalists: Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët në Maqedoninë e Veriut të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve

    SafeJournalists: Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët në Maqedoninë e Veriut të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve

    • Categories LAJMËRIME
    • Date February 9, 2023

    Në tri javët e fundit (nga 15 janari deri më 6 shkurt), zyrtarët shtetërorë kanë treguar sjellje nënçmuese, joprofesionale dhe arrogante ndaj gazetarëve gjatë konferencave për shtyp në Maqedoninë e Veriut.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në 3-4 vitet e fundit ka vërejtur raste të komunikimit jo të duhur nga zyrtarët shtetëror me gazetarët në vend por këto janë incidente të izoluara. Megjithatë, një komunikim i tillë ka ndodhur pesë herë gjatë tre javëve të fundit. SHGM ka reaguar për të gjitha pesë rastet – Trendi i vazhdueshëm i sjelljeve të pahijshme të zyrtarëve shtetërorë ndaj gazetarëve; Ali Ahmeti nuk guxon të etiketojë mediat; Etiketimi jo i duhur i mediave nga kryeministri Kovaçevski; SHGM-ja reagon ndaj qëndrimit të zyrtarëve të MASH-it ndaj gazetares Qerimi dhe zyrtarët shtetërorë sulmojnë sërish gazetarët – kjo sjellje duhet të ndalet!

    “Kjo sjellje ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga ata që duhet të jenë shembull i komunikimit pozitiv jo vetëm që do të ketë ndikim negativ te publiku në vendin tonë por padyshim që do të ketë vlerësim negativ në raportet e Komisionit Evropian si dhe organizata tjera relevante. Prandaj, kjo praktikë duhet të ndalojë dhe të gjitha palët e që krijojnë diskursin publik duhet të tregojnë respekt dhe qëndrim profesional ndaj gazetarëve dhe mediave”, tha Mlladen Çadikovski- kryetar i SHGM-së.

    Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dënoi gjithashtu sjelljen e papërshtatshme të zyrtarëve publikë dhe i rikujton ata në detyrimet morale të funksioneve publike.

    Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon sjelljen e atyre në pozita të pushtetit dhe autoritative si dhe u bën thirrje zyrtarëve shtetërorë të mos i gjykojnë dhe të respektojnë gazetarët sepse ata janë duke kryer detyrën tyre dhe parashtrojnë pyetje me interes për publikun. Autoritetet zgjidhen nga qytetarët dhe si të tillë janë përgjegjës ndaj tyre dhe ndaj gazetarëve që informojnë qytetarët për ngjarjet në vend. Gjithashtu, ato duhet të kultivojnë kulturë tolerance dhe të tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar.

    Rrjeti SafeJournalists do ti informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 09/02/2023



    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës

    Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë

    Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

    Unioni i Mediave të Malit të Zi

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    February 9, 2023

    Next post

    SHGM: Komunikimi agresiv i deputetit Apasiev nxit urrejtje
    February 13, 2023

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?