• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Rritet fondi për çmimet dhe zgjatet afati i aplikimit për çmimet gazetareske të SHGM-së

    Rritet fondi për çmimet dhe zgjatet afati i aplikimit për çmimet gazetareske të SHGM-së

    • Categories Aktivitete
    • Date February 13, 2019

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë arriti të sigurojë mjete për zmadhimin e fondit shpërblyes për çmimet gazetareske vjetore të ShGM-së për vitin 2018. Për këtë arsye, si dhe për shkak të interesit të madh, SHGM vendosi të vazhdojë afatin e fundit për të aplikuar për çmimet. Afati i ri për të aplikuar është vazhduar për një javë, dhe tani mund të aplikohet deri më 20.02.2019.

    SHGM tradicionalisht çdo vit ndanë dy çmime për gazetarë, çmimi për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov”, dhe për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara”.

    Këtë vit, Këshilli drejtues i SHGM-së në pajtim me Statutin, vendosi të ndajë edhe një çmim për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 për gazetarë nga brendia e Maqedonisë.

    – Për çmimin për vepër jetësore kandidatët mund të paraqiten me vetiniciativë ose të propozohen nga tre gazetarë. Në propozimin përveç të dhënave personale të kandidatit, duhet të dorëzohet edhe një përshkrim i shkurtër për arritjet e tij të posaçme në jetë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë maqedonase.

    – Kandidatët për çmimin vjetor për gazetari hulumtuese konkurrojnë me hulumtime serioze gazetareske të botuara në vitin 2018, kushtuar çështjeve të rëndësishme për bashkësinë. Storjet duhet të zbulojnë keqpërdorimet e pushtetit dhe shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ato duhet të jenë origjinale dhe të mbështetura në fakte të provuara nga burime të ndryshme të informatave.

    – Për çmimin për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 mund të paraqiten gazetarë që kanë publikuar lajme në media lokale ose rajonale, ose mund të jenë edhe korrespodent në mediat kombëtare në Maqedoni. Paraqitja për këtë kategori mund të jetë me vetiniciativë ose me propozim nga tre gazetarë.

    Në aplikacionin për çmimin për gazetari hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale storja duhet të dërgohet në formatin burimor dhe dy kopje.

    Aplikacionet duhet të dërgohen në SHGM jo më vonë se 20 shkurt të vitit 2019.

    Aplikacionet për tre çmimet mund të dërgohen:

    • Me postë, në adresën Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Gradski zid, blok 13, 1000 Shkup, RM;
    • Me postë elektronike në adresën : contact@znm.org.mk
    • Personalisht në dorë në zyrën e SHGM

    Paraqitjet duhet të shënohen “Për ÇMIMET”.

    Fituesit të shpërblimit për vepër jetësore do t’i ndahet plaketë, ndërsa për fituesit e çmimeve për storjen më të mirë hulumtuese dhe për raportimin më të mirë për tema të rëndësishme lokale dhe rajonale për vitin 2018 SHGM siguroi mjete shtesë, dhe fituesit e këtyre çmimeve do të shpërblehen me plaketë si dhe me shpërblim parash 1.000 euro.

    Përzgjedhjen e fituesve për vepër jetësore dhe gazetari hulumtuese do ta bëjë Komision i veçantë për ndarjen e shpërblimeve të SHGM.

    Personi për kontakt për informacione lidhur me aplikimin për shpërblimet është: Elizabeta Stoleva: 02/3 298 139 ose në postën elektronike: contact@znm.org.mk

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    SHGM: Ndryshimet e ligjit lënë hapësirë për manipulim
    February 13, 2019

    Next post

    Ministrat të mësojnë të komunikojnë me gazetarët
    February 21, 2019

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?