Rregullimi i tepruar në mediat krijon vetëcensurë

Sot në Sofi, Bullgari mbahet Konferenca e kushtuar sfidave me të cilat përballohen mediat në Evropën Juglindore, e organizuar nga ana e Forumit për mediat nga Evropa Juglindore. Në konferencën marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të mediave, ekspertë mediatik, përfaqësues të bashkësisë akademike dhe organizatat ndërkombëtare mediatike.
Në panel diskutimin për lajmet e rreme morri pjesë edhe drejtori i ShGM-së, Dragan Sekulovski, i cili theksoi se rajonit i duhen media, të cilët do të jenë shembull në luftën kundër lajmeve të rreme. “Servili publik, në rastin e Maqedonisë, RTVM, ka rol të rëndësishëm në këtë kontekst dhe ai duhet të shërbejë si shembull për atë se si duhet të raportojnë edhe mediat tjera”, tha Sekulovski.
Sipas tij një nga mekanizmat e luftës afatgjate kundër lajmeve të rreme është ngritja e vetëdijes dhe edukimit të qytetarëve për njohjen e lajmeve të rreme. “Është e vërtetë se lajmet e rreme më shpesh përhapen nëpërmjet të online mediave, por është e gabuar të mendohet se përmbajtja e tillë mediatike mund të rregullohet me ligj. Rregullimi i tepruar, mund të shkaktojë vetëcensurë dhe të ndikojë negativisht mbi lirinë e fjalës”, theksoi Sekulovski.
Ai tha se në Maqedoni, lajmet e rreme në periudhën e kaluar janë krijuar nga ekspertët e rrejshëm, organizatave të rrejshme, anketat e rrejshme, protestave të rrejshme me qëllim të krijimit të pikturës të shtrembëruar në shoqërinë dhe defokusimit nga problemet reale.
Sofi, 28.11.2017