Roli i mediave në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Mediat kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, si dhe në zbulimin e vendndodhjes së organizatave terroriste dhe në aktivitetet e tyre të dhunshme ekstremiste. Çdo hulumtim dhe informacion mbi një plan të mundshëm terrorist nga organizatat ekstremiste është me rëndësi të jashtëzakonshme parandaluese për shërbimet e sigurisë dhe autoritetet e vendit ose rajonit. Megjithatë, ndarja e informacioneve të caktuara për aktivitetet eventuale terroriste në eter ose në publik, pa njoftim paraprak nga institucionet kompetente në atë vend ose rajon, mund të shkaktojë panik masiv midis qytetarëve, kurse terroristëve do t’u jepet mundësia të rishpërndahen në vendndodhje të tjera, në vend që të neutralizohen.
Roli i mediave është i rëndësishëm në çdo pikëpamje, si në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në mënyrën e raportimit dhe në saktësinë e informacioneve që ndahen me publikun.
Por ka edhe një moment tjetër, dhe ky është roli i mediave në edukimin e të rinjve që në moshë të hershme. Mediat janë, gjithashtu, pjesë e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor të fëmijëve. Pse e përmendim këtë? Për shkak se analizat tregojnë se pikërisht njerëzit që u bashkëngjiten organizatave terroriste-ekstremiste janë të rinj, ndoshta të manipuluar, të cilët e konsiderojnë veten të përjashtuar nga shoqëria, të rritur në një familje të paqëndrueshme në të cilën kanë mbizotëruar vese, mosmarrëveshje, abuzime fizike, paqëndrueshmëri psikofizike dhe të ngjashme. Mediat janë një hallkë shumë e rëndësishme në zinxhirin e edukimit të të gjithë popullsisë, dhe veçanërisht të të rinjve, përmes një programi të përshtatshëm edukativo-arsimor. Në një masë të madhe, një program i tillë kontribuon ndjeshëm në diferencimin e vlerave të vërteta në jetën e personalitetit, kundër zhvillimit të ideve të terrorizmit, nënshtrimit ndaj veseve ose përfshirjes në aktivitete që bien ndesh me ligjet e shtetit.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Fillimin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit e hasim që nga viti 2001. Kjo është një materie veçanërisht e ndjeshme që dallon dukshëm nga lajmet e përditshme politike dhe e njëjta duhet të trajtohet me kujdesin e duhur.
Për t’u hulumtuar kjo problematikë, ka mungesë të nevojës për gazetari hulumtuese më intensive mbi këtë temë. Disa gazetarë bëjnë kërkime të gjëra, duke u dhënë shembull të tjerëve për të ndjekur hapat e tyre, nëse janë të interesuar për këtë temë. Mediat, si të tilla, duhet të paraqesin detale për mënyrën e kryerjes së një sulmi eventual. Mënyra se si ata raportojnë ka ndikim të madh në publik dhe shoqëri.
Përveç kësaj, është e nevojshme të përjashtohet animi në raportimin mbi këto ngjarje. Kjo mund të paraqesë rrezik nga paraqitja e polarizimit të komuniteteve dhe të shkaktojë urrejtje dhe mospajtim, respektivisht të përforcohen ose inkurajohen faktorët që çojnë në radikalizmin terrorist. Të anuarit gjatë raportimit shpesh mund të çojë në minimin e reputacionit të vetë medias së caktuar, siç thuhet në publikimin: “Building resilience against violent terrorism and extremism through reinforced journalists, media and government officials”.
Megjithëse parimet e gazetarisë etike ofrojnë kornizë për raportimin mbi tema të ndjeshme, siç është ekstremizmi i dhunshëm, duhet të rritet ndërgjegjësimi për ligjet që kanë të bëjnë me privatësinë dhe prezumimin e pafajësisë. Për më tepër, nuk duhet të krijohet mit nga terrorizmi dhe nuk duhet të jepen epitete me të cilat ngritën kryerësit e akteve të terrorizmit. Së dyti, theks i veçantë duhet t’i kushtohet zgjedhjes së terminologjisë kur raportohet për akte të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ajo që pritet nga reporterët është përgjegjësia, objektiviteti dhe profesionalizmi.
Dhe, çfarë do të thotë kjo? Nevojë për t’i kushtuar vëmendje të veçantë verifikimit të fakteve nga gazetari para se të jepet çfarëdo deklarate (konfidencialitetit, saktësisë dhe aftësisë për t’i kontrolluar të njëjtat).
Kur flasim për këtë temë, është e rëndësishme të theksohet edhe siguria e gazetarëve/reporterëve për aktet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ne duhet të kemi parasysh pozicionin e tyre të punës, terrenin nga i cili raportojnë ata dhe të gjitha rreziqet e mundshme që mund të hasin. Grafiku i mëposhtëm tregon statistikat për numrin e gazetarëve/reporterëve të rënë që kanë raportuar për këtë temë. Korniza kohore është nga viti 2010 deri më vitin 2019. Statistikat e dhëna i referohen nivelit botëror (Burimi: Reporterët pa Kufij, 2019).
Punonjës mediatik të vrarë

Burimi: Reporterët pa Kufij, Dhjetor, 2019
Nëse i shikojmë numrat, atëherë mund të vërejmë se siguria e gazetarëve duhet të jetë një nga elementët më të rëndësishëm, kur bëhet fjalë për përpunimin e kësaj problematike të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.
Sipas kryeredaktorit të TV “Klan Maqedoni” dhe gazetarit Rean Saiti, vitet e fundit sfidë e vërtetë për mediat është raportimi për ngjarje me origjinë ekstremiste ose terroriste. Sipas tij, një sfidë e vërtetë është gjithashtu që gazetarët t’i përmbahen etikës gazetareske dhe të jenë të ekuilibruar në raportimin e tyre.
“Sulmi terrorist në Vjenë, Austri, në të cilin protagonist kryesor ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vuri në dukje një problem të rëndësishëm me të cilin përballen mediat në vend. Shqetësues është fakti që raportet, kronikat televizive, artikujt dhe analizat mbi këtë temë të ndjeshme ndodhin zakonisht pas kryerjes së aktit terrorist, që padyshim dëshmon mungesën e temave edukative në media, me të cilat qytetarët do të njiheshin me problemin, por gjithashtu do të trajtonin edhe çështjet e ksenofobisë, racizmit dhe dhunës”, tha gazetari Saiti.
Duke u thirrur në vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë, Saiti theksoi se, shpeshherë, sulmet terroriste kryhen në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e mediave elektronike dhe shtypit ndërkombëtar.
“Nga kjo pikëpamje, mediat dhe gazetarët gjithashtu përballen me dilemën nëse raportimi i tyre mund të rrisë famën që kërkojnë autorët por, nga ana tjetër, edhe me vetë-censurë, që në këtë rast do të interpretohej si kapitullim. Presioni i madh mediatik, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë shikues ose lexues, të ballafaquar me valë të pandalshme të transformimit teknologjik, mund të ndikojë në mediat që ata të përqendrohen në dhunë dhe sensacionalizëm, si dhe të jenë të parët që do të publikojnë lajmet dhe thashethemet më të fundit, madje edhe para se të konfirmohet saktësia e tyre”,theksoi Saiti.
Ai thotë se gazetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të publikojnë vetëm përmbajtje informative, të çliruara nga sensacionalizmi.
“Natyrisht, fjalët e përdorura, imazhet dhe pamjet filmike që publikohen duhet të jenë informative e jo sensacionale. Raportimi sensacional mund të jetë i rrezikshëm, jo vetëm për gazetarinë profesionale, por edhe për pasojat që shkaktojë në publik, siç është përhapja e panikut, përçarja dhe frika”, konkludon gazetari Saiti.
Autorë të storjes:Goce Andreevski , Assoc. Prof. Stojan Troshanski ,Ainure Baftqari
Ky artikull u përgatit brenda kornizës së projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes kapaciteteve të përforcuara të gazetarëve, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”, financuar nga Evropa brenda programit STREVE Global (Forcimi i Reziliencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm -STRIVE Global) përmes Hedayah (Qendra Ndërkombëtare e Ekselencës për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe SHGM, IEP dhe Instituti Konica dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet dhe mendimet e Bashkimit Evropian.