Regjistri i online mediave profesionale tani edhe në Time.mk

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) dhe Time.mk informojnë publikun se mediat online nga Regjistri i Online Mediave Profesionale (Promedia.mk) tani e tutje do të jenë të veçuara qartë në agregatin e lajmeve Time.mk (https://time.mk/blue).
Time.mk me këtë qasje i bashkohet angazhimeve për vetërregullimin të dy organizatave gazetareske SHGM dhe KEMM në përpjekjen e tyre për të njohur mediat profesionale dhe etike në internet.
Vetërregullimi i hapësirës mediatike me këtë hap merr një cilësi të re, një hap plus për profesionalizimin e sferës online, si një nga mjetet për të rritur shkrim-leximin mediatik në vend, por edhe për të mbrojtur qytetarët nga informatat që nuk janë përpunuar sipas Kodit Etik të Gazetarëve dhe standardeve më të larta të gazetarisë. Procesi i anëtarësimit në Regjistrin mbetet i hapur për mediat që plotësojnë kriteret e renditura në ueb faqen e KEMM: https://www.semm.mk/chlenstvo/pravila-za-chlenstvo