• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Raporti i Stejt Departamentit: Përgjigja e autoriteteve për të mbrojtur gazetarët është e ngadaltë dhe joefektive

    Raporti i Stejt Departamentit: Përgjigja e autoriteteve për të mbrojtur gazetarët është e ngadaltë dhe joefektive

    • Categories LAJMËRIME
    • Date April 1, 2021

    Më 30.03.2021 u publikua Raporti i Stejt Departmentit për vitin 2020 për respektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut. Raporti thotë se vendi ka bërë përparim në respektimin e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në vend. Megjithatë, Stejt Departamenti vëren se ka ende probleme nga vitet e kaluara që vazhdojnë deri më sot, të tilla si dhuna dhe frikësimi i gazetarëve.

    Në raportin janë përmendur pothuajse të gjitha sulmet më serioze ndaj gazetarëve në dy vitet e fundit dhe është theksuar problemi i mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, gjë për të cilën SHGM shpesh ka alarmuar publikun. Përveç kësaj, në raportin thuhet se gjatë vitit të kaluar përgjigjja e autoriteteve ndaj rasteve të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve ka qenë e ngadaltë dhe joefektive.

    Raporti i Stejt Departamentit vëren se në prill, gazetarët dhe punonjësit mediatik Dushica Mrgja, Natasha Stojanovska, Goran Trpenoski, Vllatko Stojanovski, Biljana Nikolovska, Tome Angelovski dhe Igor Jankovski kanë ngritur padi para Gjykatës Civile në Shkup duke kërkuar drejtësi për incidentet e 27 prillit në Kuvend. Në raportin thuhet se procedurat gjyqësore për këtë rast janë ende në vazhdim.

    Stejt Departamenti vëren se Raporti i Freedom House për lirinë në botë për vitin 2020, i lëshuar më 4 mars, shënon përmirësim prej dy në tre (nga maksimum katër pikë), “Për shkak se presioni mbi gazetarët është zvogëluar në vitet e fundit”. Indeksi vjetor botëror i lirisë së shtypit që përgatitet nga Reporterët pa Kufij, i lëshuar më 21 prill, tregon një “përmirësim të vogël” në lirinë e mediave në vend. Në raportin është shtuar se: “Fatkeqësisht, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë tendencë të kërcënojnë dhe fyejnë gazetarët. Kultura e mosndëshkimit është e rrënjosur mirë në vend dhe paraqet ende pengesë për sigurinë e gazetarëve. Numri i sulmeve fizike ndaj gazetarëve është zvogëluar, por ekziston ende një praktikë në rritje e të ashtuquajturit ngacmim në internet dhe abuzim verbal.”

    Raporti i Stejt Departmentit konstaton se sipas një analize nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, botuar më 14 gusht, partitë kanë shpenzuar gati dy milion euro (2.4 milion USD) për reklama, dhe 550,000 euro (660,000 USD) për mediat online, 150,000 euro (180,000 USD) për reklamat në radio dhe 40,000 euro (48,000 USD) për mediat e shkruara. Këto të dhëna ishin problematike për Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë sepse partitë politike mund të vendosnin pa ndonjë kriter për atë se në cilin medium do të vendosnin reklamat e tyre. Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, në draft-strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, e miratuar nga pushteti ekzekutiv në janar, i bëri thirrje qeverisë të ndalojë reklamat e paguara politike në media, duke e parë atë si një “rrezik të mundshëm të korrupsionit dhe krijimit të marrëdhënieve klienteliste”.

    Raporti gjithashtu thekson se që nga 24 tetori, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka regjistruar 16 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, nga të cilat 14 raste ishin verbale, shumica e të cilave ishin kërcënime për jetën në rrjetet sociale, dhe dy ishin fizike. SHGM vërejti faktin se nga të gjitha sulmet verbale, tetë ishin drejtuar kundër grave gazetare. Në të gjitha rastet, SHGM u bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të hetojnë dhe të sjellin autorët e kërcënimeve para drejtësisë dhe përsëriti shqetësimin se mosndëshkimi mbetet një çështje serioze në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve. Më 28 korrik, SHGM përsëriti apelin e saj tek autoritetet për të ndryshuar Kodin Penal për të siguruar që sulmet ndaj gazetarëve do të trajtohen si vepra penale sipas detyrës zyrtare. Edhe këtë vit, në pjesën për mediat dhe lirinë e shprehjes, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) përmendet katër herë si një organizatë referuese që mbetet një partner i besueshëm i Stejt Departamentit.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Thirrje gazetarëve dhe punonjësve të medias për vaksinim kundër Covid-19
    April 1, 2021

    Next post

    Imunizimi i punonjësve mediatik fillon të hënën
    April 5, 2021

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?