• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Raporti i KE: Gazetarët sulmohen gjithnjë e më shumë dhe janë të ekspozuar në autocensurë, mediat janë financiarisht të paqëndrueshme dhe RTVM ka buxhetin më të ulët në 10 vitet e fundit

    Raporti i KE: Gazetarët sulmohen gjithnjë e më shumë dhe janë të ekspozuar në autocensurë, mediat janë financiarisht të paqëndrueshme dhe RTVM ka buxhetin më të ulët në 10 vitet e fundit

    • Categories Aktivitete
    • Date October 25, 2021

    Konteksti i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e mediave dhe mundëson raportimin kritik pavarësisht gjetjeve serioze që janë pjesë e këtij raporti. Ndikim të veçantë në punën e gazetarëve kishte kriza e shkaktuar nga Kovid-19, që kontribuoi në rritjen e tensionit në sektorin mediatik. Sulmet ndaj gazetarëve janë shtuar dhe toleranca zero e premtuar nga pushteti nuk është arritur, sepse niveli i mosndëshkimit ka mbetur i lartë. Premtimet për reforma në RTVM dhe në Agjencinë për Media ngelën të paplotësuara edhe këtë vit. Një tjetër konkluzion është se duhet të vazhdohen përpjekjet për pranimin e vetërregullimit në media që do të pasohen me rezultate konkrete dhe që do të ruajnë standardet profesionale të gazetarisë, si dhe të sigurohet transparencë më e madhe në drejtim të reklamimit në media nga ana e institucioneve shtetërore dhe partive politike.  

    RTVM përveç që ka buxhetin më të vogël, këshilltarëve u ka skaduar mandati siç është rasti edhe në Agjencinë për Media 

    Pavarësia financiare si dhe merit sistemi për përzgjedhjen e menaxhmentit në këtë medium janë dy parakushtet bazë për pavarësinë e servisit publik. 

    Në raportin thuhet se autoritetet, nga ana e tyre, duhet të shtojnë përpjekjet për të reformuar RTVM-në, duke siguruar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë financiare të saj. Buxheti i RTVM-së është 13.1 milionë euro siç theksohet në Raportin dhe ky është buxheti më i ulët i këtij mediumi në dhjetë vitet e fundit. Servisi publik ka miratuar një strategji zhvillimore pesëvjeçare, por procesi i reformave është penguar nga vonesa në emërimin e anëtarëve të Këshillit Programor dhe Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele të cilëve u ka skaduar mandati. 

    Tregu i vogël dhe pasiguria socio-ekonomike e punonjësve mediatik mbetet një problem serioz  

    Kriza me Kovid-19 shkaktoi probleme shtesë ekonomike. Në raportin është theksuar se mediat kanë qenë të përfshira në pakon për ndihmë, por të drejtat e punës së gazetarëve ende mbeten një sfidë serioze. Qëndrueshmëria financiare e mediave dhe fondet e disponueshme vazhdojnë të rrisin shqetësimet për integritetin dhe pavarësinë e mediave. Nevojiten masa shtesë për të mbështetur gazetarinë profesionale dhe hulumtuese. Theksohet edhe sondazhi i kryer nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), sipas të cilës 23% të punonjësve mediatik nuk kanë sigurim shëndetësor dhe social, 19% janë përgjigjur se menaxhmenti i mediave nuk u lejon gazetarëve të krijojnë sindikatë. Të ardhurat e ulëta, si dhe mosrespektimi i ligjit të punës nga ana e punëdhënësve janë sfida të përbashkëta dhe të vazhdueshme për gazetarët. Për shkak të kushteve të këqija të punës, gazetarët dhe punonjësit mediatik janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj autocensurës. 

    Në pjesën e rekomandimeve, thuhet se rekomandimet e miratuara gjatë vitit 2020 vlejnë edhe më tutje, por theksohet se vitin e ardhshëm, vendi duhet të rishqyrtojë kuadrin ligjor në fushën e medias në përputhje me ligjet e BE-së dhe standardet evropiane, si dhe t’i finalizojë përbërjet e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Këshillit të Agjencisë për Media. Për përkujtim, mandatet e anëtarëve në të dyja trupat kanë skaduar ndërsa Kuvendi nuk ka filluar procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, edhepse në dy raste është hapur thirrje në të cilën aplikuan kandidatët e interesuar. 

    Kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve shënuan rritje dhe toleranca zero rezultoi me numër dyshifror të incidenteve serioze 

    Në këtë pjesë duhet të zbatohet qasje me tolerancë zero në lidhje me kërcënimet, frikësimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre dhe të sigurohet që autorët të vihen para drejtësisë. Rastet e dhunës fizike dhe verbale dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik janë shtuar, ndërkohë që kushtet e tyre të punës, veçanërisht të drejtat e punës dhe të drejtat sociale, mbeten të vështira.  

    Në raportin është përmendur edhe statistika në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve. Në vitin 2020, në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë regjistruar 10 raste të frikësimit të gazetarëve, ndërsa SHGM ka regjistruar 2 sulme fizike dhe 12 forma të ndryshme të kërcënimeve verbale. Në fillim të vitit 2021, gjithashtu, është regjistruar edhe një sulm fizik dhe një kërcënim me vdekje. Rekomandohet që organet për zbatimin e ligjit dhe Zyra e Prokurorit Publik të monitorojnë incidentet me gazetarët, por nevojitet një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve të ndryshme për të vepruar më shpejt ndaj shkeljeve të raportuara dhe për të parandaluar mosndëshkimin e autorëve. Propozohen projekt – ndryshime në Kodin Penal, me qëllim të forcimit të mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve të tjerë mediatik duke i vendosur ata në grupin e profesioneve që do të marrin mbrojtje shtesë kur ekspozohen ndaj sulme dhe kërcënime për shkak të natyrës së punës së tyre. Ky rekomandim është përmbushur pjesërisht për shkak se ndryshimet e këtij ligji ende nuk janë votuar në Kuvendin e RMV-së. 

    Më tej thuhet se Shoqata e Gazetarëve si dhe organizatat ndërkombëtare mediatike kanë regjistruar rritje të kërcënimeve ndaj gazetarëve nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve publikë, si dhe maltretime përmes internetit dhe sulme verbale, duke përfshirë këtu edhe në rrjetet sociale. 

    Programi i paguar politik mbetet problem 

    Raporti, gjithashtu, trajton çështjen e programit politik të paguar, duke thënë se “mundësia që partitë politike të përdorin fonde shtetërore për reklama politike në media mbetet një shqetësim mes shoqatave gazetareske, lidhur me ndikimin e mundshëm në pavarësinë e mediave.” Gjuha e urrejtjes është e paligjshme edhe online edhe offline, por ajo mbetet mjaftë e përhapur në Internet. 

    foto: mia.mk

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM konferencë për shtyp: Rritet numri i incidenteve, kërkojmë reagim të shpejtë nga institucionet kompetente
    October 25, 2021

    Next post

    Për ndarjen e shpërblimit për tekst/video gazetareske me temën e përballjes me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut
    November 1, 2021

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?