• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Qeveria e re të mos nxitojë me heqjen e taksës radiodifuzive

    Qeveria e re të mos nxitojë me heqjen e taksës radiodifuzive

    • Categories Aktivitete
    • Date May 31, 2017

    Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani u takua të martën me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të udhëhequr nga raportuesi për Maqedoninë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lize Kristofersen.

    Në këtë takim Selmani dhe anëtarët e delegacionit diskutuan zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare dhe për zbatimin e Rezolutës 1949 e miratuar në vitin 2013, për dialogun pas-vëzhgimit të Maqedonisë dhe në drejtim të bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.

    Në këtë takim, Selmani tha se kriza politike në Maqedoni e cila eskaloi në dhunë nuk duhet të na befasojë, sepse establishmenti politik i Maqedonisë, i cili i ka rrënjët nga koha e komunizmit, qysh nga pavarësia vazhdimisht në mënyrë institucionale refuzon të demokratizohet dhe t’i zbatojë parimet themelore demokratike të parashikuara në Kushtetutë.

    Selmani mendon që sistemi ka treguar anën e keqe gjatë sundimit të Gruevskit, i cili në mënyrë brutale u ballafaqonte me mediat.

    Ai tha që sistemi, mediat i kontrollon duke e përdorur strategjionin e karrotës dhe shkopit, ato që promovojnë politikat e qeverisë shpërblehen me para publike, ndërsa me mediat kritike ballafaqohet në mënyrë brutale. Ai rikujtoi që në Maqedoni gazetarët ballafaqohen me persekutim me qëllim që të dënohen të padëgjueshmit dhe të disciplinohen të tjerët. Përveç kësaj, SHGM në 4 vitet e fundit ka regjistruar afër 50 sulme ndaj gazetarëve dhe asnjë nga sulmuesit është sjellë para drejtësisë. Mesazhi është shumë i qartë, rrihni gazetarët dhe nuk do të përgjigjeni për këtë gjë, tha Selmani.

    Ai mysafirëve nga Strazburgu u spjegoi që qeveria i korrupton mediat me para publike. Edhe pse qeveria ka ndaloi shpenzimin e mjeteve për fushata mediale, praktika korruptive vazhdoi nepërmjet sistemit të të ashtuquajturit subvencionim i produkcionit vendas në televizionet nacionale. Një pjesë e sistemit korruptiv janë institucionet publike dhe shtetërore, si dhe komunat, të cilët shpenzojnë para për finansimin e mediave me qëllim që të blejnë dashurinë e tyre.

    Ai kërkoi që mysafirët t’i bëjnë thirrje qeverisë së re që të braktisin idenë që gjatë seancës së parë të qeverisë të heqin taksën radiodifuzive për shkak se një masë e tillë është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës. Sipas tij, SHGM këmbëngul për një zgjidhje të qëndrueshme për radio televizionin e Maqedonisë, e cila do të jetë prodhim i debatit serioz publik.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Gazetarët dhe gjykatësit flasin për përmirësimin e bashkëpunimit
    May 31, 2017

    Next post

    ShGM i dënon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të 24 Vesti dhe Portalb
    June 12, 2017

    You may also like

    IMG_20230131_141527
    Iniciativa për mbrojtjen e të drejtës autoriale të fotoreporterëve profesionistë 
    1 February, 2023
    ZNM
    Me iniciativë të SHGM-së, në ASHMAA u zhvillua takimi i dytë me temë-përforcimi i rrjetit të korrespondentëve të koncesionarëve nacional
    31 January, 2023
    знм сснм прес конференција
    SHGM dhe SPGM: Me buxhet të reduktuar MIA nuk mund të funksionojë siç duhet
    27 December, 2022

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?