• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Qasja e lirë në informacion: Kur institucionet nuk i respektojnë detyrimet e tyre

    Qasja e lirë në informacion: Kur institucionet nuk i respektojnë detyrimet e tyre

    • Categories Aktivitete
    • Date September 30, 2024

    Njëzet ditë është afati ligjor që institucionet t’i përgjigjen kërkesës për qasje të lirë në informacion, por beteja e Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues ( IRL) për të arritur në informacionin e kërkuar është në vijim për dy vjet e gjysmë tashmë.

    Katër kërkesa për qasje në informacione publike për prokurimin e qymyrit dhe naftës për krizën energjetike të vitit 2021 dhe një pjesë të vitit 2022 kanë dërguar gazetarët nga IRL-ja deri tek Shoqëria Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut në mars

    viti 2022. Por në vend të përgjigjes morën heshtje nga SHA EMV. Nga IRL vazhdojnë të përdorin të drejtën e tyre për t’u ankuar në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik. Edhe pse Agjencia do të pranojë ankesën dhe do të urdhërojë EMV-në të përgjigjet ndaj kërkesave të paraqitura ndaj tyre, kjo nuk do të ndodhë. Arsyetimi i Shoqërisë Aksionare ishte se informacioni përmbante sekrete biznesore për të cilat nuk ka interes publik për t’u ndarë me mediat.

    Elektranat e RMV-së do të bëjnë gjithçka që munden për të mos zbuluar informacionin dhe ata gjithashtu kërkojnë që Gjykata Administrative të marrë një masë të përkohshme që të mos publikohet informacioni. Por në korrik të vitit 2022, gjykata do të refuzojë kërkesën e EMV-së si të pabazë. Në vend të qasjes deri tek kontratat e lidhura dhe tashmë të paguara, EMV do të padisë Agjencinë sepse vendosi në favor të IRL-së dhe

    mori vendim që Shoqëria Aksionare të sigurojë të gjitha informacionet e kërkuara.

    “Për një prej këtyre padive, Gjykata Administrative ka vendosur në favor të Agjencisë dhe kërkuesit të informacionit, gjegjësisht IRL-së. Por ata tani nisin procedura të reja. Kjo u kushton taksapaguesve para, shpenzojnë paratë publike në procese gjyqësore të kota vetëm sepse duan të fshehin detaje të pakëndshme të punës së tyre që mund ti inkriminoj potencialisht”, thotë Sashka Cvetkovska, kryeredaktore e

    IRL-së.

    Nëntitull – EMV me të njëjtën praktikë për të gjithë gazetarët

    Një gazetar i javores “Fokus”, Vllatko Stojanovski do të përballet me të njëjtën situatë një vit më vonë. Adresa është përsëri EMV, vetëm përgjigjet e kërkuara nëpërmjet qasjes së lirë në informacion janë të ndryshme. Stojanovski në maj të vitit të kaluar

    kërkoi përgjigje për pyetjet se cilët janë nënkontraktorët e punësuar për gërmim të qymyrit dhe makinerive ndihmëse dhe për çfarë shume janë lidhur kontratat. Ai renditi edhe të gjitha 60 kontratat.

    Sipas tij, në rastin nuk bëhet fjalë për të dhëna të klasifikuara dhe të fshehta, ndërsa është interes publik të dihet se kush janë nën-kontraktorët e “fshehur”, veçanërisht pasi financohen edhe nga fondet publike, por në mënyrë indirekte, pra nëpërmjet kontraktorëve.

    “Për shkak të vendosjes së kësaj marrëdhënies autoritet kontraktor-kontraktor-

    nënkontraktorë, ekziston dyshimi se si nënkontraktorë hyjnë vjedhurazi, kompani të kontestuara apo të diskutueshme, të cilat në këtë mënyrë

    marrin një copë nga keku, domethënë marrin pjesë (të rëndësishme) fshehurazi,

    pa u ekspozuar në publik. Pikërisht për këtë kërkoja të dhënat për nënkontraktorët, për të kontrolluar informacionin nëse mes tyre ka kompani të reja, kompani-njeri, kompani të aktivistëve partiakë dhe zyrtarëve etj. Megjithatë, duke mos dorëzuar të dhëna për to dhe fillimin e procedurave të pakuptimta gjyqësore, EMV e bëri të pamundur kontrollin tonë, por në të njëjtën kohë kjo marrëdhënie forcon dyshimet se në mesin e  nënkontraktorëve fshehin kompani dhe persona të diskutueshëm”, thotë Stojanovski.

    Nëntitulli – Qëllimi është demotivimi i gazetarëve

    Në rastin e IRL-së, proceset gjyqësore janë nisur nga ish-drejtori Vasko Kovaçevski, dhe vazhdoi me Vasko Stefanovin e radhës. “Po flasim për një kompani të fuqishme, drejtorët e së cilës janë të afërm me qarqet e të pushtetshmëve politik dhe ky nuk është vetëm presion ndaj të mendimit të lirë, por edhe presion ndaj Agjencisë, e cila duhet demotivuar të veproj sipas ankesave tona dhe të mbrojë të drejtën e publikut për të ditur se çfarë po ndodhë, në kompanitë e tyre civile”, shton Cvetkovska.

    EMV do të përpiqet përsëri në të njëjtën mënyrë të shmang ofrimin e informacionin me kërkesë të Fokus-it. Pas ankesës së paraqitur nga Stojanovski deri tek Agjencia, dhe vendimin pozitiv, EMV do të padisë sërish në Gjykatën Administrative. Në qershor të këtij viti gjykata vendosi se padia është e pabazuar.

    “Në një situatë ku prej më shumë se një viti nuk marr informacionin që unë  kërkoj dhe pyetja është nëse do t’i marr fare, pavarësisht çfarë autoriteti dytësor urdhëroi që ato të më dorëzoheshin mua dhe për çfarë qëllimi ka vendosur edhe gjykata, e cila ka rrëzuar padinë e pronarit të informacionit, shtrohet pyetja se çfarë kuptimi ka Ligji për Qasje të Lirë në Informacion me Karakter Publik, i cili parashikon afate të shkurtra në bazë të të vilave, jo vetëm ESM, por të gjithë mbajtësit e informacionit publik duhet vepruar? Me këtë sjellje të EMV-së, Ligji de facto zhvlerësohet dhe dispozitat e tij në aspekt të afateve dhe parametrave të tjera zhvlerësohen”, thotë Stojanovski.

    Agjencia për Qasje të Lirë në Informacione Publike thotë që në kohët e fundit, praktika e mbajtësve të informacionit të iniciojnë një kontest administrativ kundër vendimeve të tyre si autoritet dytësor është shpeshtuar.

    “Është absurde ngritja e padive nga një organ publik i shkallës së parë kundër vendimit të një autoriteti publik dytësor. Në vend të kësaj, organet e nivelit të parë-posedues të informacioneve, duhet të publikojnë në mënyrë proaktive  informacionin publik në faqet e tyre të internetit”, thonë nga agjencia.

    Vitin e kaluar në Agjenci janë dorëzuar gjithsej 8 padi, dy prej të cilave kanë ardhur nga

    pushteti lokal, gjegjësisht nga komuna e Strugës dhe Ohrit.

    Nëntitulli – Transparenca është nevojë, jo detyrim

    Për komunikologun Bojan Kordalov është problematike që institucionet në vend nuk e kuptojnë se transparenca nuk është vetëm një detyrim, por edhe një domosdoshmëri.

    “Për arsye se shpenzojnë paratë e qytetarëve dhe duhet të kenë kujdes. Sepse nuk shpenzojnë nga xhepi i tyre, por nga xhepi i çdo njeriu dhe pikërisht këtu vijmë te mediat, të cilat janë gardianët dhe mbrojtësit e interesit publik, pra të qytetarëve. Gjëja e dytë që institucionet maqedonase sado që bëjnë sikur e kuptojnë, fatkeqësisht nuk mjafton që nuk ekziston media apo gazetar që bën një pyetje për ta çuar në shtëpi, më mirë bën një pyetje sepse publiku është i interesuar dhe do të raportojë kritika, lavdërime, ku dhe a po shpenzohen drejt paratë e njerëzve”, beson Kordallov.

    Agjencia nuk i percepton paditë si presion ndaj saj, sepse ato veprojnë në përputhje me ligjet dhe në mbrojtje të interesit publik.

     “Megjithatë, është e rëndësishme që kërkuesi i informacionit të ketë informacionin e kërkuar në kohë. Trajtimi në kohë i kërkesave nga autoritetet publike – mbajtësit e informacionit, dhe në këtë kontekst edhe dorëzimi i padive kundër vendimeve të Agjencisë si autoritet dytësor, e vështirësojnë marrjen në kohë të informacionit, që sigurisht është një fenomen negativ i cili duhet të korrigjohet në interes të zhvillimit të një shoqërie demokratike, në të cilën institucionet duhet të punojnë mbi parimet e

    transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë”, besojnë nga Agjencia.

    Presioni nga institucionet nuk është vetëm për ndaj gazetarëve, thekson Cvetkovska.

    Por institucionet, pra Qeveria sulmon Agjencitë e pavarura të formuara në Parlament, detyra e të cilave është të sigurojnë që administrata nuk do të heshtë kur publiku ka pyetje për punën e tyre.

    “Maqedonia ka vite që lufton për një komision cilësor për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionin publik, sepse në të kaluarën, partitë në pushtet kanë gjetur mënyra për të dobësuar komisionin. Dhe kur më në fund institucioni u bë më i fortë dhe në mbrojtje të mendimit të lirë, atëherë institucionet qeveritare gjetën një mënyrë të re për ta vonuar dhënien e informacionit – ngrenë padi kundër vetë komisionit edhe pse e dinë që me ligj nuk mund të kalojnë procedura të tilla te Gjykata Administrative”, thekson Cvetkovska.

    Edhe pse strategjia e tyre doli e suksesshme, sepse, EMV ende nuk e jep informacionin edhe pse e ka, nuk duhet ti demotivon gazetarët që të kërkojnë me këmbëngulje informacion dhe ta publikojnë atë në interes të publikut, konsideron Stojanovski.

    “Në rastin konkret, EMV së shpejti do të ketë një udhëheqje të re, kështu që

    le të shohim se si do të veprojë tani kompania shtetërore në lidhje me timen dhe

     kërkesa të ngjashme. Kjo do të thotë, a do të jetë EMV-ja tani e përgjegjshme dhe e thjeshtë do të respektojë ligjin, apo do të jetë jo transparente si më parë”. thotë ai.

    Sipas Kordallov, institucionet jo vetëm që nuk duhet të padisin, por nuk duhet madje të presin që të bëhen pyetje se si i shpenzojnë paratë e tyre dhe gjithashtu fokusohet në transparencën digjitale.

    “Sigurisht që informacioni i klasifikuar është një përjashtim. Por 99 për qind e gjërave janë publike. Është për të ardhur keq që institucionet nuk fokusohen tek qytetarët dhe

    nevojat e tyre. Vetëm në një shoqëri transparente mund të jetosh pa korrupsion”, shton Kordallov.

    Në ndërkohë, bordi drejtues i EMV ka ndryshuar dhe pritet edhe ndryshimi i drejtorit, ndërsa IRL-në dhe Fokus-in, respektivisht Agjencinë, i pret një betejë, këtë herë para Gjykatës së Apelit, ndërsa informacioni i kërkuar vijon të mbeten nën vellon e konfidencialitetit.

    Marija Mitevska

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    “Dy fondet shtetërore, FSPI dhe FSSH, janë “dyer institucionale” drejt të cilave gazetarët shpesh trokasin: (jo) transparenca për informim në kohë dhe hulumtimi gazetaresk"
    September 30, 2024

    Next post

    MANASTIRI DHE TETOVA DY QYTETET ME AJRIN MË TË NDOTUR
    October 1, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?