QARTË.MK me zë të lartë në betejën kundër dezinformit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) sot prezantoi platformën digjitale JASNO.MK ( QARTË.MK). Qëllimi i kësaj platforme është që gazetarët të krijojnë storje cilësore që do të sjellin ndryshim, dhe më e rëndësishmja që qytetarëve t’u paraqesin informacion të saktë pas çka shpresojmë se do të dinë se ku të marrin informacion të saktë dhe të verifikuar në të ardhmen.

Diskriminimi gjinor është një komponent i rëndësishëm në këtë fazë të ueb faqes. Komunitetet lokale vuajnë nga një sërë keqinformimesh që ndikojnë në hendekun gjinor. Qartë.mk do t’i theksojë këto raste, por në të njëjtën kohë do të shërbejë për heqjen e stereotipeve të dëmshme dhe paragjykimeve të krijuara përmes informacioneve të rreme ose të gabuara.
Nëpërmjet burimeve që ofron, pajis qytetarët dhe gazetarët për të njohur dezinformatat, veçanërisht në fushën e dezinformimit gjinor.
Para të pranishmëve fjalimin e mbajti kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, i cili theksoi se gazetarët janë gardianët e demokracisë, të cilëve u është besuar përgjegjësia për t’u ofruar qytetarëve informacione të besueshme. “Me këtë platformë ne duam të vendosim një nivel të ri të njohjes së dezinformatave, të leximit të produkteve të reja cilësore mediatike. QARTË.MK synon të kontribuojë në procesin e ngritjes së vetëdijes dhe forcimit të kapaciteteve të komuniteteve lokale, të cilat në këtë mënyrë do të ishin më të përgatitur për të njohur dezinformimin dhe për ta luftuar këtë fenomen, veçanërisht në fushën e dezinformimit me bazë gjinore”, theksoi Çadikovski.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian, theksoi se “Qartë.mk nuk është vetëm një tjetër media; është një platformë e dedikuar lajmesh për qytetet e vogla e krijuar për të nxjerrë në pah zërat dhe historitë autentike që shpesh kalojnë pa u vënë re. Në epokën e mbingarkesës së informacionit, ne njohëm nevojën për një platformë që mbron përmbajtjen lokale cilësore, duke luftuar në të njëjtën kohë dezinformimin”, tha Grigorian.

Platforma dixhitale QARTË.MK është në dispozicion në maqedonisht dhe shqip.
Kjo iniciativë është bërë e mundur përmes përpjekjeve të përbashkëta të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Projekti titullohet “Forcimi i kapaciteteve të komuniteteve lokale për t’u ballafaquar me dezinformimin me bazë gjinore”.
