• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Punëtoria strategjike e SHGM-së në Ohër

    Punëtoria strategjike e SHGM-së në Ohër

    • Categories Aktivitete
    • Date June 29, 2016

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fundjavën e kaluar në hotel “Ineks” në Ohër, në kuadër të projektit të financuar nga Komisioni Evropian “Rrjetizimi i gazetarëve për liritë e mediave”, organizoi punëtori strategjike me anëtarët e të gjitha trupave udhëheqës të SHGM-së dhe Forumit të Gazetarëve.

    Qëllimi i punëtorisë ishte analizimi i rezultateve të deritanishme dhe parashikimi i hapave konkrete për ballafaqim efikas me sdifat e së ardhmes. Debati ishte fokusuar në tre qëllime strategjike, rritjen e besimit tek gazetarët, forcimin e solidaritetit dhe mbrojtjes tek gazetarët dhe promovimin e standardeve profesionale.

    Plani strategjik u prezantua nga drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski, ndërsa për rëndësinë e tij foli presidenti Naser Selmani. Ai tha se dokumenti përmban vizionin, misionin dhe qëllimet dhe aktivitetet kyçe të SHGM-së dhe do të jetë udhërrëfyes kyç për udhëheqësinë dhe anëtarësinë e Shoqatës.

    Dita e parë e punëtorisë iu kushtua gjendjes së solidaritetit mes gazetarëve dhe dhunës ndaj tyre. Për nevojën e solidaritetit më të madh foli nënpresidenti i SHGM-së, Tomisllav Kezharovski, i cili tha se pa përkrahjen e kolegëve nuk do të lirohej nga burgu. Kezharovski apeloi për solidaritet më të madh me gazetarin Zoran Bozhinovski, i cili është në paraburgim nën dyshim për spiunazh, shantazh dhe shoqërim kriminal.

    Lirimi i Kezharovskit dhe mbledhja e donacioneve për Fokusin, nga pjesëmarrësit në debat u veçuan si shembuj pozitiv të solidaritetit mes gazetarëve të udhëhequr nga SHGM, por u nënvizuan edhe masa të reja se si në të ardhmen mund të përforcohen edhe më tepër solidariteti mes gazetarëve.

    Sasho Ordanovski, kryetar i Forumit të Gazetarëve dhe moderator i punëtorisë, foli për fenomenin  shqetësues të mos dënimit të dhunës ndaj gazetarëve. Ai theksoi se SHGM për 3 vjet ka regjistruar 35 sulme ndaj gazetarëve. Asnjë rast nuk është zbardhur dhe dhunuesit ngelen të pa dënuar, theksoi ai. Lidhur me këtë temë, pjesëmarrësit prezantuan masa konkrete dhe aktivitete se si të rritet presioni ndaj institucioneve që të zbardhen sulmet ndaj gazetarëve.

    Dita e dytë e punëtorisë iu kushtua lobimit të SHGM-së për përmirësimin e legjislativës mediatike dhe vetërregullimit në media.

    Selmani tha se kërkesat e SHGM-së për reforma në media përveç nga fella gazetareske dhe mediatike janë përkrahur edhe nga faktori ndërkombëtar dhe opozita. Sipas tij, kjo është bazë e mirë për rritjen e presionit ndaj Qeverisë që të pranojë që Radio Televizioni i Maqedonisë të jetë shërbim publik i qytetarëve, ndërsa Agjencia e Mediave të jetë e pavarur. Nga të pranishmit u konkludua se SHGM lobon me sukses për përmirësimin e ligjeve për mediat dhe bënë thirrje që të vazhdojë me presionin ndaj institucioneve deri sa nuk i pranojnë kërkesat.

    Forcimi i vetërregullimit në media ishte çështja e fundit e diskutimit në punëtori. U theksua se formimi i Këshillit për Etikë në Media nuk duhet të paralizojë Këshillit e Nderit në SHGM. Sipas tyre, Këshilli i Nderit duhet që në mënyrë edhe më aktive të reagojë publikisht për të gjitha shkeljet e Kodeksit të Gazetarëve.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Prokuroria speciale ta marrë rastin e gazetarit Bozhinovski
    June 29, 2016

    Next post

    SHGM braktisi brifingun me Tomovskën
    July 4, 2016

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?