• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 

    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 

    • Categories Aktivitete
    • Date May 28, 2023

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) gjatë dy ditëve të fundit organizoi trajnim me temë: “Avancimi i bashkëpunimit dhe sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik”. Kjo punëtori u organizua me iniciativën e Qendrës Rajonale në Tetovë, ndërsa morën pjesë gazetarë dhe kameramanë të cilët punojnë në terren nga mediat e rajonit të Pollogut, kameramanë nga Bordi Drejtues i SHGM-së si dhe përfaqësues të Prokurorisë Themelore Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Qëllimi i punëtorisë ishte që të përfshihen sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe punonjësit mediatik gjatë punës së tyre, por edhe u diskutuan mënyrat për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse shtetërore, sidomos me prokurorinë dhe policinë.

    Në fillim të ngjarjes mori fjalën kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski i cili foli për sigurinë e gazetarëve përmes përmirësimit të bashkëpunimit me institucionet:

    “Aktivitetet e kësaj natyre janë gjithmonë të mirëseardhura sepse ne kështu punojmë në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit, me një qëllim të vetëm – interesin publik. Më bën të lumtur fakti që deri më tani kemi krijuar një bazë të mirë për avancimin e këtij procesi, por gjithmonë mund të bëhet shumë më tepër përmes takimeve të tilla, përmes diskutimeve të hapura, sepse vetëm kështu mund të identifikojmë problemet dhe çfarë është më e rëndësishme mund të gjejmë  zgjidhje”

    Për këtë temë ka folur edhe nënkryetari i SHGM-së, Senat Zylbehari, i cili tha:

    “Qëllimi i angazhimit tonë është ngritja e nivelit të ndërgjegjësimit në mesin e institucioneve dhe kolegëve gazetarë se si të bashkëpunojmë. Ne në rajonin e Pollogut problemin më të madh e kemi me gjykatën, më parë kishim edhe me policinë, por pas takimit me MPB-në, kemi një lëvizje pozitive të gjërave në atë drejtim, pra vërehet se bashkëpunimi është përmirësuar. Shpresoj që edhe pas këtij takimi të ketë një përmirësim”.               

                                                                                                        

    Dragan Sekullovski u ndal në aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, në një pjesë të aktivitetet të realizuara të SHGM-së deri më tani: protokollet për sigurinë e punonjësve mediatik me institucionet kompetente, kontributi në ndryshimet e Kodit Penal që krijon mbrojtje sistematike të punonjësve mediatik në kryerjen profesionale të detyrave të tyre, më shumë trajnime dhe botime për udhëzim mbi temën e sigurisë, si dhe ndihmën juridike falas dhe Monitorimin e rasteve gjyqësore në të cilat ndiqen penalisht gazetarët.

    “Edhe pse Maqedonia është në vendin e 38 nga 190 në botë për indeksin e lirisë së medias, megjithatë, ka një tendencë në rritje të sulmeve ndaj gazetarëve si dhe dy herë më shumë padi në krahasim me vitin e kaluar dhe ky problem nuk guxon të injorohet”, theksoi Sekullovski.

    Prokurori nga Tetova Besir Aliu foli për mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, si dhe sfidave me të cilat përballen gazetarët: “Është shumë e rëndësishme që sot të shkëmbejmë mendime dhe eksperienca sepse të gjithë punojmë për të njëjtin qëllim dhe ky është mirëqenia e qytetarëve, pra publikut të cilit i përgjigjemi të gjithë. Është vërtetë e rëndësishme që të mbrohet liria e shprehjes dhe pikërisht për këtë ne si persona që zbatojmë ligjin, kemi përgjegjësi t’ju mbrojmë juve gazetarëve. Por unë do të doja të theksoj se kur ka një rast sulmi ndaj një gazetari, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes kërcënimit dhe cenimit të sigurisë në mënyrë që të mund të përpunohet siç duhet. Ne si prokurori, punojmë me prova që kanë një rëndësi të madhe për të krijuar një çështje. Në Tetovë deri më tani kemi pasur disa raste të rrezikimit të sigurisë së gazetarëve dhe ato janë proceduar. Besoj se diskutimi i sotëm do të kontribuojë në një kuptim më të madh në mes të dy palëve në të ardhmen”.

    Para të pranishmëve foli edhe Amir Dalipi, kreu i SPB – Tetovë i cili tha se përmirësimi i komunikiit ndërmjet policisë dhe gazetarëve dhe punonjësve mediatik, çon drejt përmirësimit të sigurisë:

    “Me emërimin tim vendosa komunikimin me mediat e këtij rajoni që vazhdon edhe sot e kësaj dite sepse mendoj se ka një rëndësi të madhe. Sa i përket temës së sigurisë së gazetarëve, vitin e kaluar kishim një rast kur një kolegu juaj u sulmua me sëpatë. Menjëherë kemi reaguar, sulmuesi u arrestuar dhe u sanksionua. Kemi edhe dy raste të tjera sulmesh fizike që kanë ndodhur që tashmë janë përpunuar. Fatkeqësisht kemi edhe shembuj të sjelljes joprofesionale të gazetarëve të cilët treguan mungesë respekti. Ne nuk po themi se nuk duhet të bëni punën tuaj, ne po themi se duhet ta bëni por duhet të respektohet edhe puna jonë, domethënë të prisni të përfundojë inspektimi zyrtar dhe pastaj të merrni incizime dhe deklarata”.

    Gjatë punëtorisë dyditore, koordinatorët e Seksionit të Kameramanëve, Zoran Dogov dhe Vedut Osmani, mbajtën prezantimin e tyre, duke folur se cilat janë përgjegjësitë themelore të gazetarëve dhe kameramanëve dhe si të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë për të marrë produktin final të dëshiruar mediatik.

    Urim Hasipi, koordinator i SHGM-së për rajonin e Pollogut, u ndal tek sfidat e përditshme me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe sugjerimet për tejkalimin e tyre. “Ndoshta ju duket e çuditshme por ne ballafaqohemi edhe me diskriminim partiak, kjo pasi kemi shembuj ku bartës të funksioneve publike favorizojnë gazetarë dhe media të caktuara, ndërsa gazetarët dhe mediat që nuk i konsiderojnë si të afërta nuk ju japin informacion për çështje me interes publik”, ka theksuar kolegu Hasipi.

    Gjatë punëtorisë kishte diskutim mes të gjithë pjesëmarrësve nga palë të ndryshme,  nga të cilat u nxorën konkluzione të dobishme që do të kontribuojnë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve, punonjësve mediatik, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike. U konstatua se në rastin e ardhshëm do të ishte e dobishme që të jetë prezent edhe ndonjë përfaqësues i gjyqësorit pasi gjykatësit kanë rol të rëndësishëm në tejkalimin e politikës së mosndëshkimit në rastet kur shkelen të drejtat e punonjësve të medias.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Përgjigje pas parashtresës se dorëzuar nga Studio e Artit "Sveti Kiril i Metodi", kundër gazetarit Mende Mlladenovski
    May 28, 2023

    Next post

    Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup në dëm të gazetarisë hulumtuese
    May 29, 2023

    You may also like

    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    381042531_244023364849313_5860258877227029406_n
    SHGM me përfaqësuesin e saj në konferencën në Suedi të titulluar “Mbrojtja e së vërtetës – zbulimi i njohurive nga gazetaria investigative”
    25 September, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?