• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Punëtori e SHGM-së: Si të bëhet më efektive mbrojtja e të drejtave të autorit në komunitetin mediatik

    Punëtori e SHGM-së: Si të bëhet më efektive mbrojtja e të drejtave të autorit në komunitetin mediatik

    • Categories Aktivitete
    • Date July 8, 2023

    Përmirësimi i kornizave ligjore, mekanizmave të zbatimit, trendet e reja dhe përparimet teknologjike që ndikojnë në mbrojtjen e të drejtave të autorit në industrinë mediatike të Maqedonisë së Veriut ishin temat e diskutimit në punëtorinë e sotme të organizuar me iniciativë të Seksionit të fotoreporterëve në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

    Ngjarja kishte për qëllim të bashkojë profesionistët, ekspertët dhe të gjithë palët e interesuara nga industria mediatike për të diskutuar dhe eksploruar çështje kritike rreth mbrojtjes së të drejtës së autorit në kontekstin e mediave të Maqedonisë së Veriut.

    Në seminar, para më shumë se 20 punonjësve të medias dhe fotoreporterëve të pranishëm, folës dhe ekspertë të shquar dhanë kontributin e tyre me njohuri të vlefshme dhe ndanë përvojat e tyre. Fjalim e mbajti kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, i cili përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se “kjo është një temë veçanërisht e rëndësishme në këtë kohë dhe ne si shoqatë esnafi dëshirojmë të japim një kontribut së bashku me ju fotoreporterët që në të ardhmen të zgjidhen këto sfida të përditshme me të cilat po ballafaqoheni”.

    Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, para të pranishmëve theksoi takimet e përfaqësuesve të Seksionit të Fotoreporterëve në SHGM me institucionet e rëndësishme në vend në kuadër të avancimit të praktikës lidhur me mosndëshkimin e shkarkimit të paligjshëm të fotografive nga mediat. Gjithashtu u fol edhe për takimin me përfaqësuesit e departamentit për komunikim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen fotoreporterët gjatë pasqyrimit të një ngjarje me interes publik. Përcaktimi i një personi kontakti që do të jetë përgjegjës për çdo ngjarje publike me të cilin punonjësit e medias mund të sugjerojnë ide dhe të komunikojnë është i një rëndësie të veçantë, si dhe zbatimi i llogove në fotografitë dhe videot e qeverisë për të mbrojtur të drejtat e autorit të fotoreporterëve, por edhe për të qenë i njoftuar publiku kur bëhet fjalë për materialin qeveritar.

    Petar Stojanovski, si përfaqësues i seksionit të fotoreporterëve në SHGM, pati fjalimin e tij për praktikën e agjencive të huaja në fushën e mbrojtjes së të drejtave të autorit, si dhe sfidat në kontekstin e brendshëm. Ai theksoi se fotoreporterët në këtë moment po përballen me problemin e madh të mungesës së profesionistëve në këtë sektor, si dhe mosinteresimin e të rinjve për këtë profesion. 

    Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillimin e Mediave iu referua përvojave kroate me të drejtën e autorit në domenin online dhe iu referua praktikës së mirë krahasuese si dhe mangësive që ende ekzistojnë në vend. Georgievski gjithashtu theksoi se mbrojtja e të drejtave duhet të kërkohet në mënyrë të organizuar dhe konsekuente, dhe për shkak të natyrës së temës, zgjidhja duhet të vijë përmes praktikës gjyqësore që do të çojë në një marrëveshje të përgjithshme.

    Në kontekst të praktikës juridike dhe gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, të pranishmëve iu drejtua avokati Ivan Breshkovski, i cili theksoi se “është e një rëndësie të veçantë që fotoreporterët t’i kushtojnë vëmendje se çfarë kontratash për tarifat dhe kontrata të punës i nënshkruajnë me punëdhënësit e tyre, pra, t’i kushtojnë vëmendje masës në të cilën u transferohen të drejtat materiale për fotografitë që prodhojnë gjatë punës së tyre.”

    Për përvojën e MIA-s në sferën e shpërndarjes së fotografive prezantoi drejtori Dragan Antonovski, i cili para të pranishmëve theksoi se “kjo është një iniciativë e shkëlqyer e SHGM-së dhe Seksionit të Fotoreporterëve”. Në MIA ka rregulla kur është fjala për këtë temë, por ka edhe interpretime të ndryshme të rregullave. Është e nevojshme të fillohet një fushatë, sepse ata që shkelin të drejtat e autorit, e shoh, nuk janë të pranishëm sot, dhe ata janë redaktorët. Është e nevojshme që e gjithë kjo të arrijë tek ata, domethënë të gjindet një model i përshtatshëm dhe t’u kujtohen rregullat e lojës. Përvoja e MIA-s, ose më saktë praktika në kontratat tona me përdoruesit, është se thuhet qartë se fotografitë mund të përdoren”.

    Lidhur me specifikat juridike të së drejtës së autorit në kontekstin e Maqedonisë së Veriut, prezentoi Aco Stefanoski, udhëheqës i Departamentit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Ministrinë e Kulturës, si përfaqësues i ministrisë kompetente, i cili theksoi se sipas rregullave të legjislacionit ekzistues, nëse ka shkelje të natyrës materiale, prokuroria duhet të nisë procedimin penal sepse shkarkimi i paautorizuar i fotografive ka standardet më të larta në botë dhe përbën krim.

    Gjatë punëtorisë u trajtuan aspekte të ndryshme, duke përfshirë kornizat ligjore, mekanizmat zbatues, trendet e reja dhe zhvillimet teknologjike që ndikojnë në mbrojtjen e të drejtave të autorit në industrinë mediatike maqedonase. Foto: Kiro Popov

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM, SPGPM dhe KEMM: Dënojmë ashpër vendimin skandaloz për vendosjen e censurës nga “Sloboden Peçat”
    July 8, 2023

    Next post

    SHGM dhe SPGPM: “Feroinvest” të ndalojë me etiketimin dhe presionin ndaj gazetarëve të IRL
    July 10, 2023

    You may also like

    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    THIRRJE PUBLIKEPër paraqitjen e ofertave për zhvillimin e një programi trajnimi dy-ditor për gazetarët mbi temën “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    slika za na sajt javen povik svedska znm undp
    Thirrje publike për dorëzimin e produktit të publikuar gazetaresk në formë teksti/videoje me temë “Menaxhimi me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
    26 September, 2023
    381042531_244023364849313_5860258877227029406_n
    SHGM me përfaqësuesin e saj në konferencën në Suedi të titulluar “Mbrojtja e së vërtetës – zbulimi i njohurive nga gazetaria investigative”
    25 September, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?