Publikim i SHGM-së: “14 sulme ndaj gazetarëve, 14 therje ndaj demokracisë”

Në publikimin “14 sulme ndaj gazetarëve, 14 therje ndaj demokracisë” janë përfshirë aspekte të rëndësishme në kontekstin e sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve mediatik. Publikimi është i ndarë në nëntë pjesë, ku gazetarët ndajnë përvojat personale në rastet kur ata janë sulmuar ose kanë qenë nën kërcënime të drejtpërdrejta, si dhe reagimin ose mosveprimin e institucioneve në lidhje me mbrojtjen e sigurisë së tyre.
Siguria e gazetarëve dhe punonjësve mediatik është një parakusht për kryerjen profesionale të detyrave gazetareske dhe për informimin objektiv dhe në kohë të qytetarëve. Sfidat kryesore, të cilat vazhdojnë për vite me radhë, janë gjendja e dobët ekonomike e një pjesë të gazetarëve, por edhe presioni financiar ndaj disa prej mediave nga qendra të ndryshme të fuqisë, si dhe përpjekjet për të ndikuar mbi gazetarinë në një mënyrë brutale, përmes kërcënimeve për sigurinë e gazetarëve dhe gazetareve. Ky segment i dytë i këtyre dy elementeve kryesorë që përfaqësojnë punën e gazetarëve është temë e analizës në këtë botim, si dokument për një kohë, që do të dëshmojë për qëndrimin e institucioneve ndaj këtij problemi përballë sakrificës së madhe që bëjnë gazetarët në betejën me dhunuesit e dukshëm dhe të padukshëm.
Autorë të publikimit janë gazetarët Sunai Sabrioski dhe Kristina Atovska, ndërsa redaktor i publikimit është Dragan Sekullovski, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Publikimin mund ta shkarkoni falas në tre gjuhë të ndryshme në këtë hallkë. Ky botim është përgatitur me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose Fondit Evropian për Demokraci.