• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Protestë e gazetarëve: Të solidarizuar për më shumë të drejta të punëtorëve mediatik

    Protestë e gazetarëve: Të solidarizuar për më shumë të drejta të punëtorëve mediatik

    • Categories Aktivitete
    • Date February 17, 2023

    “Fyerja e gazetarëve është nënçmim i qytetarëve”, “Punojmë për qytetarët, jo për politikanët”, “Nëse kufizoni lirinë tonë, rrezikoni tuajën”, “Pa mediat lokale e vërteta nuk është e plotë”, janë vetëm disa nga mesazhet që gazetarët dhe kameramanët i dërguan sot para Qeverisë dhe Kuvendit.

    Në ditën e 77 vjetorit të themelimit së Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, SHGM dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SPGPM) së bashku shprehën pakënaqësinë e tyre për sulmet ndaj gazetarëve, ofendimet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrencën jo lojale, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët si dhe situatën e keqe socio-ekonomike.

    Mesazhet e SHGM-së dhe SPGPM-së u dërguan nëpërmjet fjalimeve publike të kryetarëve të shoqatave si dhe gazetarëve dhe punonjësve mediatik që ishin viktima të sulmeve fizike dhe verbale.

    Kërkesat janë dorëzuar deri te Qeveria dhe Kuvendi i RMV-së:

    · Të ndalet tendenca negative e komunikimit nënçmues nga ministrat, drejtorët, politikanët;

    · Fund për PR-in agresiv shtetëror ;

    · Mbështetje në drejtim të gjetjes së zgjidhjes sistematike për përmbajtje cilësore gazetareske dhe paga dinjitoze për kolegët nga qytete tjera të vendit;

    · Sigurimi i kushteve për produkte cilësore profesionale të gazetarisë për mediat tradicionale por edhe të ato të reja;

    · Zbatimi i ligjeve të rëndësishme në sferën e gazetarisë me qëllim që të sigurohet funksionim i pavarur i servisit dhe rregullatorit publik;

    · Zbatimi i shpejtë dhe efikas i ligjeve të cilat e trajtojnë sigurinë e gazetarëve;

    Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij para kolegëve dhe mediave porositi:

    “Kërkojmë respekt për profesionin e gazetarit, askush nuk guxon të na nënvlerësojë dhe ofendojë sepse ne punojmë për qytetarët. Dolëm për t’ju rikujtuar se gazetaria është e mirë publike, ajo nuk I takon Qeverisë, as opozitës, as e partive e as pronarëve të mediave, por ajo është e gazetarëve. Nuk mundet kështu më… Ligjet e rëndësishme për media nuk po zbatohen, zyrtarët publikë kanë një qëndrim nënçmues ndaj gazetarëve dhe kameramanëve, PR-et shtetërore po marrin përsipër punën e gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve. Qeveria ka krijuar redaksinë më të madhe. Institucionet shtetërore dhe drejtuesit e tyre e kanë problem të kuptojnë se nuk është transparencë kur pret me ditë të tëra përgjigje dhe merr një pamflet për njoftim. Mediat lokale dhe rajonale punojnë në prag të mbijetesës, siguria e gazetarëve nuk është në nivelin në të cilin do të donim të ishte. Kjo duhet të ndryshojë.”

    Kryetari i SPGPM-së Pavle Bellovski iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “Si po kalbet thelbi i profesionit tonë… Ata punojnë në kushte vërtet të vështira, me staf më të vogël, me paga të ulëta dhe gjendja e tyre sociale-ekonomike është e palakmueshme. Prandaj gjithnjë e më shumë ndjehet mungesa e temave lokale, e raporteve nga bashkësitë lokale dhe që paraqet një mungesë serioze në demokraci. Ne besojmë se është më se urgjente të miratohen vendimet për përmirësimin e situatës në të cilën gjenden gazetarët dhe punonjësit e medias brenda vendit. Zgjidhje të cilat do të jenë sistematike, ligjore dhe jo të pjesshme. Zgjidhje me të cilat punëdhënësit do të kenë cilësi ndërsa kolegët tanë siguri. Ne kërkojmë kushte, jo mëshirë. “

    Të pranishmëve para Kuvendit iu drejtuan Senat Zulbeari- nënkryetar i SHGM-së, gazetaret Sashka Cvetkovska, Dushica Mrgja, Slavica Filipovska, Zhaneta Zdravkovska ndërsa në emër të qendrave rajonale të SHGM-së nga seksioni i kameramanëve, Vedut Osmani. U dërguan mesazhe për të zgjidhur disa nga sfidat me të cilat përballen gazetarët, për të ndalur proceset gjyqësore ndaj tyre si dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat punojnë gazetarët e rinj në gjithë territorin e vendit.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    February 17, 2023

    Next post

    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    February 20, 2023

    You may also like

    slika MK
    SHGM shënon tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022
    29 March, 2023
    Sredba na koordinatori – Veles
    Aktivitete rajonale dhe takim i seksionit të kameramanëve të SHGM-së në Veles
    29 March, 2023
    10
    Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
    27 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?