Prokuroria speciale ta marrë rastin e gazetarit Bozhinovski

Përfaquesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë sot në Prokurorinë Speciale Publike takuan Prokuroren Speciale Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani informoi Prokuroren Janeva për rastin e gazetarit Zoran Bozhinovksi, i cili dy muaj është në paraburgim për shkak se Prokuroria Publike e dyshon për vepra të ndyshme penale. Bozhinovskit ne prill ishte ekstraduar nga Serbia dhe deri tani kundër atij nuk është ngritur akuzë zyrtare.
Selmani kërkoi nga Janeva ta marrë lënden e gazetarit Bozhinovksi nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar, për lëndën “Spiun”, mbi të cilin PSP ka kompetencë.
Përfaqësuesi juridik i Bozhinovskit tashmë ka dorëzuar dhe kërkesë zyrtare deri PSP për marrjen e rastit.