Prokuroria e larte mbron Nedellkovskin

Kur do të dalim me popullin në rrugë, kur do na vijë shpirti në hundë, kjo do të ndodhë shumë shoejt, une më grupin tim do të shkojë me këtë
radhë:
Në shtepine e BG për t’ia drejtuar shikimin, Pastaj te familja nga Brajçino so shiptarska snaa.
Atje do të ketë cirk të vërtet.
Pastaj te ai që fryen në mesnatë.
Pastaj te SO ku do ta kërkoj edhe vëllanë e tij VO.
Dhe në fund te Brejoviç Beton, të porosis pllakë cementi. Hekur 12-çe kam.
Kjo është një pjesë nga porosia e fejsbukut të Milenko Nedellkovsit nga dhjetori I vitit të kaluar, ku në mënyrë eksplicite gazetarëve Jadranka Kostova, Branko Gerovski, Borjan Jovanovski, Aco kabramov dhe Sasho Ordanovski u kërcënohet me linç dhe mbulim me pllakë betoni.
Kërcënimet e Nedellkovskit se do t’ia drejtojë shikimin një gazetari dhe do të bëjë cirk në familjen nga Brajçino me shiptarska snaa, për prokurorin nga Prokuroria e lartë publike, Aziz Shqairi, nuk janë deklarata me të cilat nxitet urrejtje, diskriminim dhe dhunë, por janë vetëm qëndrime të shprehura për persona fizikë.
Shqairi praktikisht vetëm e konfirmoi vendimin e prokurores Jasmina Kostevska Zdravevska nga Prokuroria themelore në Shkup, e cila në mars të këtij viti refuzoi kërkesën tone për të perndjekur penalisht Nedellkovskin.
Prokurori Shaqiri luan majtap me rendin kushtetues të vendit. Në vend që të miratoi vendime të qëndrueshme, miraton pamflet politik, me të cilin përmes zbatimit selektiv të ligjeve, përpiqet të merr në mbrojtje propagandistët e pushtetit edhe atëherë kur është e qartë se kërcënojnë të tjerët dhe përhapin urretje.
Është bërë e qartë se kërcënimet me vdjekje ndaj gazetarëve janë të porositura nga pushteti, i cili përdor Nedellkovskin si megafon për të shkaktuar frikë dhe pasiguri te gazetarët dhe t’I demotivojë të shkruajnë për praktikat jodemokratike të qeverisjes. Poashtu, përmes fushatës agresive mediatike pushteti dëshiron të rrënojë besimin dhe kredibilitetin e gazetarëve që kritikojnë pushtetin.
Vendimi i prokurorit Shaqiri është i paarsyeshem dhe devalvon profesionin e prokurorit. Ftojmë shoqatën e prokurorëve të dënojë këtë sjellje skandaloze të Shaqirit, ndërsa Këshilli i prokurorëve të vlerësojë punën e tij.
Vendimin do ta dorëzojmë te të gjitha ambasadat në Shkup për të parë diplomatët se në çfarë derxheje është sjellë Prokuroria e lartë në Shkup. Poashtu, vendimin do ta dorëzojmë edhe në Fakultetin juridik në Shkup për t’u shërbyer profesorëve si shembull se si nuk duhet të sillet një prokuror.