HEDAJA

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillimin e Demokracisë (IEP) dhe Institutin për Paqë, Siguri dhe Hulumtimin e Politikave – Konica në periudhën nga dhjetori 2019 deri në dhjetor 2020 do të implementojë projektin “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes gazetarëve të fortë, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”. Qëllimi kryesor i këtij projekti është forcimi i aftësive të mediave dhe autoriteteve shtetërore për të komunikuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në një mënyrë që zvogëlon kërcënimin e tij.

Prioriteti kryesor i këtij projekti është edukimi i gazetarëve të ardhshëm, gazetarëve profesionistë, kryeredaktorëve, dhe radiodifuzerëve. Adresimi i sfidës aktuale të raportimit për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin që në të shumtën e rasteve nuk arrin të hetojë në mënyrë adekuate narrativen radikale dhe, në rastin më të keq, i ndihmon qëllimet e tyre.

Sigrid Rausing Trust

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë fitoi një grant institucional nga Sigrid Rausing Trust (SRT) në vlerë prej 45,000 paund dhe do të implementohet në kohëzgjatje prej 12 muajsh, ndërsa zbatimi i tij fillon në qershor të vitit 2019. Qëllimi i grantit është të ndihmojë punën e SHGM-së në drejtim të përmbushjes së misionit dhe vizionit të Shoqatës, si dhe qëllimet strategjike të SHGM-së të parashikuara në Statut dhe në planin strategjik trevjeçar.

Organizata SRT me bazë në Londër, në Britaninë e Madhe, u themelua në vitin 1995 dhe funksionon si një organizatë që ofron mbështetje dhe ndihmë financiare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në nivel global.

Qëllimi i SRT-së është të promovojë vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë, sundimit të ligjit dhe të ruajë natyrën nga shkatërrimi i mëtejshëm. Përmes fondeve ata mbështesin avokimin, kreativitetin, hulumtimin dhe bursa për të arritur këto qëllime.

Bashkimi Evropiam

Projekti rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve”.

Në bashkëpunim mes gjashtë shoqatave të pavarura të gazetarëve nga Ballkani Perëndimorë, ShGM do të punojnë së bashku me organizatat e gazetarëve nga Bosnja, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia për të avokuar aplikimin e standardeve të BE-së mbi lirinë dhe pluralizmin e medias si dhe për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve.

Objektivi specifik i këtij projekti është krijimi i një platforme online “Sistem për paralajmërim dhe parandalim të hershëm” si një mekanizëm për lobim të përbashkët për zbatimin e standardeve të BE-së në fushën e medias dhe parandalimin e neglizhencës, përmes ngritjes së kapaciteteve, krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e njohurive në mes të gjashtë shoqatave të gazetarëve nga rajoni.

Projekti financohet nga Komisioni Evropian, si pjesë e programit të medias për mbështetje të rrjeteve rajonale tematike të organizatave nga shoqëria civile.