• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Profesioni i kameramanit – një retrospektivë përmes fotografive

    Profesioni i kameramanit – një retrospektivë përmes fotografive

    • Categories Aktivitete
    • Date September 15, 2022

    Me iniciativë të Seksionit të kameramanëve dhe fotoreporterëve pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), u realizua ekspozita me fotografi të kameramanëve dhe fotoreporterëve që përfshijnë një periudhë prej tre dekadash.

    Para pesëdhjetë kameramanëve të pranishëm në këtë ngjarje fjalë përshëndetëse mbajtën Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski, i cili tha se puna gazetareske dhe puna e punonjësve mediatik është një profesion publik ku efektet e saj si produkt final janë të vlerësuar nga publiku. “Por, shpeshherë është ajo që ndodh prapa skenave që ka rëndësi vërtet të madhe, i gjithë procesi i krijimit, miqësitë që krijohen dhe zgjasin. Sot jemi këtu për të nderuar kolegët tanë pa të cilët puna mediatike nuk do të ishte e mundur. Tridhjetë vjet është një periudhë vërtet shumë e gjatë në të cilën kanë ndodhur shumë ngjarje, disa prej tyre i kemi harruar, disa i kujtojmë, por prandaj përmes objektivit të profesionistëve asgjë nuk mbetet e harruar. Ne, gazetarët dhe punonjësit mediatik, ekzistojmë profesionalisht për publikun tonë, i cili gjithmonë ka të drejtë të dijë të vërtetën, qoftë ajo e folur, e fotografuar apo e regjistruar. Në këtë ekspozitë do të shihni një pjesë të atij komunikimi dhe bashkëpunimi, momente të përjetësuara falë fuqisë së fotografisë”, tha Çadikovski.

    Ekspozitat ishin të firmosur nga kameramanë dhe fotoreporterë profesionistë, të cilët përveçse kanë një vlerë të madhe historike, në të njëjtën kohë tregojnë dhe kujtojnë ngjarjet e së kaluarës që kanë lanë gjurmë të mëdha.

    Mysafirëve iu drejtua edhe koordinatori i Seksionit të Kameramanëve pranë SHGM-së, Trajçe Ilievski, i cili falënderoi për mbështetjen e marrë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, si dhe kolegëve të tij të cilët pa kurrfarë hezitimi kanë ndihmuar në gjetjen e këtyre fotografive me vlerë historike. Ndër të tjerash, Ilievski tha: “Ne kameramanët si esnaf vetë paraqesim një arkiv. Me këtë qasje solidariteti përmes aktiviteteve me Seksionin e Kameramanëve pranë SHGM-së mund të respektojmë dhe kujtojmë kolegët tanë nga të cilët kemi mësuar shumë dhe të cilët në një mënyrë i kemi trashëguar në kontekst të respektimit të standardeve të vendosura në punë”.

    Mysafire në këtë ngjarje ishte Përfaqësuesja e Lartë e OSBE-së për lirinë e mediave, zonja Tereza Ribeiro, e cila ndau kënaqësinë e saj që në vend ka një solidaritet të madh mes komunitetit të kameramanëve, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e ngjarjeve të tilla ku i kushtohet vëmendje dhe respekt kolegëve që kanë vendosur standarde të larta profesionale në këtë profesion.

    Ekspozita është pjesë e planit vjetor të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për aktivitetet në kuadër të Seksionit të Kameramanëve.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM përshëndet vendimin e Element PR për ndërprerjen e kontratës me qytetin e Shkupit
    September 15, 2022

    Next post

    Në Ohër u mbajt punëtoria e parë e Seksionit të gazetarëve të sportit të SHGM-së
    September 17, 2022

    You may also like

    знм сснм прес конференција
    SHGM dhe SPGM: Me buxhet të reduktuar MIA nuk mund të funksionojë siç duhet
    27 December, 2022
    321074802_459347589534712_4882222283147715049_n
    U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së
    23 December, 2022
    ZNM AVMU
    SHGM kërkon nga AShMAA të lehtësojë punën e mediave lokale dhe të përforcohen rrjetet e korrespondentëve
    22 December, 2022

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?