Prezantim i analizës: Si të mbrohemi në mënyrë më efektive nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP)

Në kuadër të projektit të SHGM-së dhe me mbështetjen e UNESCO-s, “Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) janë shuplakë për qytetarët dhe interesin publik”, u prezantua sot edhe një analizë e temës.
Në konferencën për media foli drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, i cili tregoi se cili është qëllimi i analizës dhe pse nevojitet ky lloj udhëzuesi për paditë SLAPP:

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) nxori një publikim, i pari i këtij lloji në vendet e Ballkanit Perëndimor, SI TË ARRIJMË MBROJTJE MË EFEKTIVE NGA PADISË STRATEGJIKE KUNDËR PJESËMARRJES PUBLIKE (SLAPP), për të cilin menduam se ishte më se e nevojshme të bëhet, sepse trendi i rritjes së këtij lloji të padive vitet e fundit është gjithnjë e më i dukshëm. Për këtë temë, SHGM ka mbajtur disa punëtori dhe trajnime që kishin një veçori të përbashkët, përkatësisht ngritjen shtesë të njohurive për këtë temë, sepse paditë SLAPP, edhe pse ka gjithnjë e më shumë, është e vështirë të njihen menjëherë. Qëllimi i parë është të jetë një lloj udhëzuesi për përcaktimin e padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) në një kontekst lokal, dhe qëllimi i dytë është rritja e ndërgjegjësimit, jo vetëm të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, por edhe të opinionit të gjerë, për rrezikun që sjellin këto lloj padish”, – theksoi Sekullovski.
Gjatë ngjarjes, autorët e publikimit, M.r Zharko Aleksov dhe M.r Zharko Haxhi-Zafirov, i njoftuan të pranishmit me detajet e publikimit, secili për kontributin e dhënë në përgatitjen e analizës.
Zharko Aleksov foli për metodologjinë gjatë procesit të shkrimit, më saktësisht për aktivitetet hulumtuese, analizën e dokumenteve përkatëse, cilat janë paditë SLAPP, cilat janë elementet bazë dhe cilët janë viktimat më të shpeshta, si dhe për numrin e padive SLAPP brenda Evropës. Më së shpeshti paditës janë subjekte shtetërore dhe politikanë, si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit, dhe ai i njohu të pranishmit me elementet bazë të SLAPP, si maskimi, frikësimi, pabarazia, kërkesat e tepërta dhe parandalimi ose më mirë i njohur si efekti “ftohës”.

Zharko Hadxhi-Zafirov u ndal në praktikën e GJEDNJ (Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut) kur është fjala për paditë SLAPP, shembuj të këtij lloji të padive, cilat janë konkluzionet dhe gjetjet e intervistave të realizuara, dhe ka ndarë rekomandimet për trajtimin e rasteve të SLAPP nga një këndvështrim legjislativ dhe një aspekt praktik.
Ajo që është edhe më shqetësuese janë pasojat që kanë këto procese gjyqësore, në drejtim të censurës, rrezikimit të lirisë së shprehjes dhe të gjitha këto të shkaktuara nga personat e fuqishëm politik dhe të biznesit.
Me këtë projekt synohet që, duke folur publikisht për sfidat që lidhen me paditë strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut, të kontribuohet më tej në monitorimin vigjilent të pasojave të tyre negative në interesin publik dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
Publikimi është në dispozicion në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
