• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Peshevski të dorëhiqet ose të shkarkohet!

    Peshevski të dorëhiqet ose të shkarkohet!

    • Categories LAJMËRIME
    • Date October 1, 2016

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sjelljen e pahijshme të zëvendës kryetarit të qeverisë Vlladimir Peshevski, i cili javën e kaluar pas konferencës për shtyp në të cilën ka prezantuar raportin e “Doing business” për Maqedoninë, ka ofenduar gazetaren e gazetës “Vest”, për shkak se ka pyetur nëse Qeveria planifikon të ndryshojë kushtet për dalje në pesnion.

    Peshevski, i irrituar nga këmbëngulja e gazetares për të marrë përgjigje precize rreth qëllimit të Qeverisë për rritjen e kufirit të moshës për dalje në pension, iu ka drejtuar gazetares me fjalët “a mundet ju të përgjigjeni me po ose jo nëse ju pyes se a e dinë në shtëpi se jeni prostitutë”.

    Peshevski po dëshmon se nuk ka edukatë elementare familjare dhe kulturë politike, e cila kufizohet me dhunë dhe primitivizëm. Sulmi nuk është drejtuar vetëm ndaj një gazetari profesional, i cili ka për detyrë primare të parashtrojë pyetje të pakëndshme për politikanët, por edhe ndaj lirisë së mediave.

    Sulmet e tilla kanë për qëllim nënçmimin, frikësimin dhe zbrapsjen e gazetarëve për të kërkuar llogari nga funksionarët publik, të cilët përballë vetes duan të kenë mbajtës mikrofonash, dhe jo profesionistë të cilët me kriticizëm observojnë punën e pushtetit.

    Në mënyrë të pakëndshme jemi befasuar edhe nga sjellja e kolegëve të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje dhe nuk kanë reaguar ndaj ofendimeve të Peshevskit. Apelojmë që në të ardhmen, në situata të ngjashme, gazetarët të reagojnë bashkërisht dhe të tregojnë më shumë solidaritet.

    Është dyfytyrësi e skajshme që politikanët të kërkojnë nga mediat të raportojnë në mënyrë profesionale në fushatën parazgjedhore, kur në të njëjtën kohë sulmojnë fizikisht dhe ofendojnë gazetarët duke mos bartur asnjë lloj përgjegjësie.

    Kërkojmë që zv/kryeministri Peshevski, i cili vitin e kaluar në mes të ditës sulmoi një gazetar tjetër, t’i kërkoj falje publike gazetares, por edhe të mbajë përgjegjësi politike. Ose vetë të japë dorëheqje, ose kryeministri Emill Dimitriev ta shkarkojë. E përkujtojmë kryeministrin Dimitriev se për ofendime të ngjashme ndaj një gazetare, para pak kohësh kryeministri serb shkarkoi ministrin e mbrojtjes.

    Në të njëjtën kohë, i bëjmë apel VMRO DPMNE-së të distancohet nga sjellja e ministrit të tyre, njëkohësisht edhe anëtarë i kryesisë më të ngushtë partiake, dhe kërkojmë të mos e kandidojnë si deputet në zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërtën, do të konsiderojmë se partia e tyre e arsyeton dhe lejon dhunën dhe sjelljen e pahijshme ndaj gazetarëve.

    Shkup, 31.10.2016

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Lirim 50 për qind për studime dhe master në FON
    October 1, 2016

    Next post

    THIRRJE për ndarjen e çmimeve për fotoreporterë
    October 1, 2016

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?