• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Përmirësimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe

    Përmirësimi i bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe

    • Categories Aktivitete
    • Date March 16, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Zyra e Këshillit të Evropës sot mbajtën një seminar me temë: “Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet gazetarë(e)ve dhe organeve policore me qëllim që të arrihet përgjegjësi dhe transparencë më të madhe”, ku morën pjesë gazetarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun.

    Kjo ngjarje u mundësoi gazetarëve, anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe aktorëve të tjerë mediatik të diskutojnë për tema që kanë për qëllim të thellojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e informatave publike.

    Mlladen Çadikovski në pjesën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes MPB-së dhe gazetarëve, me qëllim që të krijohen kushte për kryerjen e punës gazetareske në mënyrë të sigurt dhe të lirë.

    “Ne si shoqatë e gazetarëve jemi gjithmonë në anën e informimit të saktë, në krah të gazetarisë profesionale dhe besoj se falë këtij bashkëpunimi, komunikimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ngrihet një shkallë më lartë. Që ne të mund të bëjmë punën tonë në mënyrë të sigurt dhe të lirshëm, kemi nevojë për mbështetje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Besoj se po shkojmë në drejtim pozitiv dhe kështu do të mbetet”, tha Çadikovski.

    Aleksandra Bogdanovska, foli për bashkëpunimin e frytshëm mes SHGM-së dhe Këshillit të Evropës dhe publikisht shprehu falënderim për bashkëpunimin aktiv në të kaluarën përmes online ngjarjeve të organizuara bashkërisht, dhe pas një kohe të gjatë bashkëpunimi vazhdon përmes iniciativave konkrete që mbahen me prezencë fizike për të diskutuar këto tema aktuale që prekin gazetarët dhe punonjësit mediatik.

    Toni Angelovski, Zëvendësministër për Marrëdhënie me Publikun (Zëdhënës) në MPB në fjalimin e tij theksoi se është thelbësore të përdoret buletini policor, ku mund të gjendet informacioni bazë i nevojshëm për informimin e publikut. Mirëpo, nëse gazetari ka nevojë për informacion më të detajuar, në atë rast shërbimet e MPB-së do t’i japin informacionet në kuadër të mundësive të tyre.

    Gazetari Ognen Çançareviq, në prezantimin e tij iu referua temës: “Ndarja e informatave të sakta dhe në kohë si parakusht për informimin (analizë) objektiv”. Ai theksoi se kur gazetarët raportojnë për tema që janë nga kronika e zezë, nuk ka vend për sensacionizëm dhe gazetarët duhet t’u përmbahen rreptësishtë parimeve etike, veçanërisht për këto tema të ndjeshme.

    Mirjana Popoviq, një eksperte e Këshillit të Evropës, foli në temën: “Praktika në vendet fqinje kur bëhet fjalë për bashkëpunimin midis ministrive të punëve të brendshme dhe punonjësve mediatik”, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis policisë dhe punonjësve mediatik, si vazhdim i atë që thanë bashkëbiseduesit e mëparshëm. Ajo theksoi shembullin e bashkëpunimit mes dy palëve në Mal të Zi, ku për nevojat e bashkëpunimit është themeluar një komision i posaçëm, qëllimi dhe detyra e të cilit është të ndikojë në uljen e kërcënimeve dhe dhunës ndaj gazetarëve.

    “Ne duhet të punojmë për të përmirësuar komunikimin midis gazetarëve dhe policisë. Marrëdhënia problematike mund të shkaktojë efekte negative,” tha Popoviç.

    Folës në këtë ngjarje ishin kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, Aleksandra Bogdanovska, Menaxhere e Lartë e Projektit, Zyra e programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Mirjana Popoviq, eksperte e Këshillit të Evropës, Toni Angelovski, Zëvendësministër për marrëdhënie me publikun (zëdhënës) në MPB dhe Ognen Çançareviq, gazetar në Telma TV / VOA Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase. Moderator i ngjarjes ishte Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski.

    Në këtë ngjarje u promovua edhe analiza e titulluar: “PERMIRËSIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS GAZETARË(E)VE DHE ORGANET E POLICISË ME QËLLIM TË ARRIHET LLOGARIDHËNIE DHE PËRGJEGJËSI MË TË MADHE” autorë e të cilës janë Toni Angelovski dhe Ognen Çançareviq. Analiza së shpejti do të jetë e disponueshme për publikun në maqedonisht, shqip dhe anglisht.

    Pas mbarimit të prezantimeve, vijoi diskusioni në grupe mes mysafirëve të pranishëm në ngjarjen.

    *Ngjarja është e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, si një grant organizatë në kuadër të aksionit të përbashkët programor të BE/Këshillit të Evropës “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREX 2)” në kuadër të “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022”.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Përgjigje publike në korrespondencën nga AD Termocentralet e Maqedonisë së Veriut (ESM)
    March 16, 2022

    Next post

    SHGM: Ankesë në Odën e Sigurimit Privat për pengimin e punës së ekipeve mediatike
    March 16, 2022

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?