• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Përkujtim për nder të Sashe Dimovskit

    Përkujtim për nder të Sashe Dimovskit

    • Categories Aktivitete
    • Date August 27, 2024

    Sot në Klubin e Gazetarëve u mbajt ngjarje përkujtimore për nder të kolegut të ndjerë Sashe Dimovski. Të pranishëm përveç familjes së tij, ishin edhe kolegë nga media të ndryshme, gjyqtarë, prokurorë dhe miq. Për kontributin e tij profesional dhe personal në fushën e gazetarisë folën Vasko Magleshov, Mlladen Çadikovski, Ubavka Janevska, Lençe Zdravkin, Asllan Vishko dhe Ognen Janeski. Në kuadër të përkujtimit, harpistja Mersiha Shukri ka bërë një dedikim muzikor për nder të kolegut Sashe.

    Folësit iu referuan fillimeve dhe zhvillimit të karrierës së tij profesionale, duke theksuar qasjen e tij të përkushtuar ndaj punës dhe angazhimin e palëkundur për zbulimin dhe transmetimin e së vërtetës. Puna e tij u karakterizua nga një qasje unike gazetareske, e cila e bëri atë shembull për shumë gazetarë dhe kolegë të rinj.

    Si një anëtar i vjetër i SHGM-së dhe kryetar i Këshillit të Nderit të Shoqatës, Dimovski kontribuoi dukshëm në forcimin e standardeve profesionale dhe integritetit të profesionit të gazetarit në Maqedoni, veçanërisht përmes tij, siç theksuan kolegët e tij, “radiografisë profesionale për qoshet më të errëta të sektorit të drejtësisë”. Nën udhëheqjen e tij, Këshilli i Nderit në SHGM ka bërë përparim të dukshëm në avancimin e normave etike dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarisë, duke lënë një trashëgimi që do të vazhdojë të ndikojë në brezat e ardhshëm të gazetarëve. Rrjedhimisht, gjatë përkujtimit u dha edhe ideja për të krijuar një çmim të ardhshëm gazetaresk për investigim në fushën e drejtësisë, i cili do të mbante emrin e tij.

    SHGM shpreh mirënjohje dhe respekt të thellë për Sashe Dimovskin, për kontributin dhe përkushtimin e tij të pamasë në gazetari dhe organizatë, si dhe për platformën Qartë.mk. Profesionalizmi, etika dhe përkushtimi i tij do të kujtohen dhe do të shërbejnë si frymëzim për të gjithë ata që vazhdojnë misionin e tij për të ofruar informacion objektiv dhe të përgjegjshëm për publikun.

    Sashe Dimovski punonte si gazetar që nga viti 1996. Jetën e tij të punës e kaloi në shumë kanale televizive si “Kanal 5”, “Sitel”, “Alfa TV”, “TV 24 Vesti” si dhe në gazetën javore dhe ditore “Fokus” si gazetar dhe redaktor. Ai ka bashkëpunuar me disa edicione ditore dhe javore, media televizive lokale dhe rajonale. Ai është themelues i organizatës qytetare dhe medias online SVEDOK që nga viti 2015.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Është e keqe dhe jo etike të keqpërdoret emri i kolegut tonë Sashe Dimovski, i cili ndërroi jetë shumë herët 
    August 27, 2024

    Next post

    Drejtësi për gazetaren Dushica Mrgja për "27 Prillin": Një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër kërcënimeve ndaj punonjësve të medias
    September 5, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?