Përgjigje ndaj ankesës së parashtruar nga “QUEER CENTER” kundër Borisllav Stoiljkoviqit

KËSHILLI I NDERIT NË SHOQATËN E GAZETARËVE TË MAQEDONISË – SHGM, duke vepruar në bazë të parashtresës së Shoqatës për Pakica Seksuale dhe Gjinore “QUEER CENTER – Shkup”, për reagimet në një postim të publikuar në Facebook nga personi Borisllav Stoiljkoviq, kameraman-reporter, anëtar i SHGM-së, në seancën e mbajtur më 13.03.2023, solli vendim për refuzimin e parashtresës.