• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Përfaqësues të SHGM-së u takuan me Përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për liri të mediave

    Përfaqësues të SHGM-së u takuan me Përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për liri të mediave

    • Categories Aktivitete
    • Date September 18, 2018

    Përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, kryetari Naser Selmani dhe drejtori Dragan Sekulovski, dje në Shkup takuan Përfaqësuesin e lartë për liri të mediave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Harlem Dezir.

    Gjatë takimit ato biseduan për sigurinë e gazetarëve, legjislacionin mediatik dhe për reformën e Radiotelevizionit të Maqedonisë.

    Kryetari i SHGM, Selmani e informoi z. Dezir për sigurinë e gazetarëve, e cila vitin e kaluar është përmirësuar sepse numri i sulmeve ka rënë ndjeshëm, dhe këtë vit për herë të parë gjykata ka dënuar qytetar me gjashtë muaj burg për sulmin e dy gazetarëve vitin e kaluar.

    Selmani shprehu shqetësimin se në Maqedoni vazhdon politika e mosndëshkimit për sulme ndaj gazetarëve. Nga afër gjashtëdhjetë sulme që kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit, 13 sulme nuk janë sqaruar fare, ndërsa në lëndët tjera hetimet janë ende në fillim.

    Ai u ankua se policia ka praktikë të keqe për të paraburgosur gazetarët në stacionin e policisë pa ndonjë arsye serioze, ndërsa MPB nuk i heton këto raste që të përcaktojë rrethanat në të cilat gazetarët paraburgosen. Ai tha se në vendet demokratike liria e mediave nuk mund të kufizohet me vendime arbitrare të pjesëtarëve të policisë.

    Në lidhje me ndryshimin e legjislacionit, Selmani përshëndeti gatishmërinë e Qeverisë, pas referendumit, të tërheqë amendamentet e diskutueshme të Kodit Zgjedhor dhe kërkoi ndihmë nga Përfaqësuesi i Lartë në procesin e ndryshimit të legjislacionit të medias, me qëllim që ai të përputhet me standardet evropiane.

    Kryetari i SHGM tha se do të angazhohet për reformë serioze në Radiotelevizionin e Maqedonisë, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së raportimit të mediave për çështjet që lidhen me jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.

    Përfaqësuesi i Lartë i OSBE-së u zotua për të monitoruar nga afër situatën e lirisë së mediave në Maqedoni dhe për të bashkëpunuar me autoritetet lokale që të adresojë të gjitha shqetësimet e gazetarëve të Maqedonisë.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    PSP nuk do të ndjekë Bozhinovskin për zbulimin e sekretit shtetëror
    September 18, 2018

    Next post

    Masë disiplinore për personin që pengoi gazetarin në raportimin nga referendumi
    October 5, 2018

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?