Përfaqësues të ShGM-së në takim me ambasadorin Çarlls Garet

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dje u takuan me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarlls Garet, dhe biseduan për sigurinë e gazetarëve dhe reformat në media.
Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani tha se mënyra më e mirë për të parandaluar sulme të reja mbi gazetarëve është të hetohen sulmet e kaluara, ndërsa dhunuesit të sillen para drejtësisë. Selmani shprehu dëshpërimin e tij që këtë muaj policia pa arsye serioze paraburgosi dy gazetarë. Sipas tij, policia duhet të ketë më shumë t’ju besojë gazetarëve sepse profesioni i tyre nuk është krim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për përforcimin e kapaciteteve të Radiotelevizionit të Maqedonisë. “Pa pavarësi politike dhe financiare, RTM nuk mund të luan rolin e servilit publik të qytetarëve”, theksoi Selmani.
Ai gjithashtu, e njoftoi ambasadorin Garet me iniciativën e Qeverisë për ndryshimin e legjislativës mediatike. “Shpresojmë procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, në të cilin nëpërmjet të debatit të argumentuar do të vijmë deri te zgjidhjet më të mira”, tha Selmani.