Pengimi i punës dhe frikësimi i gazetarëve janë të papranueshme

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj qëndrimit joprofesional si dhe shkeljes së të drejtave të gazetarëve në tri raste të veçanta gjatë javës së kaluar për të cilat na raportuan kolegët gazetarë të TV Uskana, Kumanovonews dhe Fokus.
Përkatësisht, në rastin e parë bëhet fjalë për gazetarin e Televizionit Uskana nga Kërçova, i cili ka dashur të inçiuojë një kronikë në një shkollë fillore, për është penguar në punën e tij në mënyrë të vrazhdë nga drejtori i shkollës në fshatin Pirok të Komunës të Bogovinës.
Në rastin e dytë, gazetarja e portalit online Kumanovonews, teksa shkruante një tekst për një problem komunal, një defekt në rrjetin e ujësjellësit në komunën e Kumanovës, duke kërkuar informacione dhe detaje nga pronari i një kompanie ndërtimore përmes një bisedë telefonike, u përball me sharje të ndryshme, fjalim agresiv, fyerje si dhe kërcënime nga pronari i firmës së ndërtimit.
Për këto dy raste SHGM-ja ka njoftuar MPB-në dhe PTHP-në dhe ka kërkuar reagim të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar raste të tilla të mundshme në të ardhmen.
Në kontekst të rastit të tretë, më 16.04.2023, pas një raportimi nga gazetarja Frosina Fakova nga Fokus, SHGM dërgoi një urgjencë formale në Ministrinë e Punëve të Brendshme me të cilën kërkon që personi që e ka kërcënuar me padi të ndjekur me fjalor të turpshëm, të thirret në bisedë në stacion policor. Më herët nga ana e SHGM-së për këtë rast janë njoftuar edhe nga Prokuroria Themelore Publike. Ky qëndrim i personit ndaj gazetarit, pasoi publikimin e një teksti në numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus”, që lidhej me rrëmbimin e një personi një vit më parë.
Kujtojmë se gazetarët dhe punonjësit e medias janë dritarja e publikut në këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore dhe ne qëndrojmë me vendosmëri në mbrojtje të dinjitetit dhe sigurisë së tyre.
Theksojmë se incidente të tilla ndaj kolegëve tanë duhet të ndalen dhe në të njëjtën kohë i inkurajojmë që t’i raportojnë në mënyrë që ne të reagojmë me zë të lartë dhe të tregojmë mbështetje dhe solidaritet.
