Paraqitet ankesë për sjellje të pahijshme të një gjyqtare nga Gjykata e Manastirit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Themelore Penale – Shkup dhe në Shoqatën e Gjyqtarëve, me qëllim që të ndërmerren masa të përshtatshme për përgjegjësi për sjelljen e papërshtatshme dhe joprofesionale të gjyqtares Cvetanka Nikodinovska nga Gjykata Themelore në Manastir ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Sipas pohimeve të kolegëve, sot gjyqtarja Nikodinovska nuk u lejoi gazetarëve të mediave online SAKAMDAKAZAM.MK dhe TV Telma të filmonin dhe fotografonin gjatë gjykimit ndaj kryetarit të klubit bullgar në Gjykatën Themelore të Manastirit, edhe pse për këtë kishin marrë miratim nga Gjykata Supreme.
Megjithëse gazetarët kishin leje nga Gjykata Supreme e Maqedonisë për mbulimin mediatik të rastit, kjo gjyqtare pengoi të drejtën e tyre për raportim, duke shkelur kështu parimet e transparencës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.
Kujtojmë se liria e mediave dhe e drejta për informim janë të një rëndësie themelore për demokracinë dhe se veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dëmshme për lirinë ligjore dhe mediatike në shtet.
I’u bëjmë thirrje organeve gjyqësore të ndërmarrin masa të përshtatshme për të mos lejuar përsëritjen e incidenteve të tilla dhe të sigurojnë respektimin e të drejtave profesionale të gazetarëve dhe punonjësve të medias në mbrojtje të interesit publik.
