Paralajmërohet platforma dixhitale për informacion me interes publik lokal

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) mbajtën takim fillestar me koordinatorët rajonalë për aktivitetet në kuadër të iniciativës “Forcimi i kapaciteteve të komuniteteve lokale për t’u ballafaqim me dezinformatat dhe dezinformatat me bazë gjinore”.
Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një platforme dixhitale dhe krijimi i produkteve të besueshme gazetareske për të ekspozuar dezinformatat dhe narrativat që vendosen për çështje lokale nga disa qytete të vendit. Këto aktivitete do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve lokale për të qenë më rezistent ndaj informacioneve të rreme dhe të pasakta, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve ndaj dezinformatave me bazë gjinore. Gjithashtu, përmes kësaj iniciative synohet stimulimi dhe promovimi i gazetarisë etike përmes ndarjes së çmimeve gazetareske.
Në takim ishin të pranishëm koordinatorët nga qendrat rajonale në Shtip, Strumicë, Tetovë, Ohër dhe Kumanovë.
Kolegët nga qendrat rajonale u përshëndetën nga kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, i cili tha se sa i përket dezinformatave, SHGM vazhdimisht është duke punuar në këtë temë përmes organizimit të debateve, trajnimeve dhe ngjarjeve, kështu që këto aktivitete të projektit janë vazhdimësi e përpjekjeve të SHGM-së në atë drejtim.
“Ne vazhdimisht po punojmë në përmirësimin e qasjes për njohjen e dezinformatave, qoftë përmes trajnimeve, edukimeve apo Këshillit të Nderit dhe organeve të tjera në SHGM. Ajo që më gëzon veçanërisht në kontekstin e angazhimeve të SHGM-së është fakti se në këtë mënyrë theksi do të vihet në mbështetjen e mediave lokale, që në fakt është edhe synimi i këtij projekti të përbashkët të SHGM-së dhe UNDP-së, dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë me aq sa mundemi për zhvillimin e gazetarisë vendore, e cila vitet e fundit është në gjendje të palakmueshme”, tha në fjalimin e tij Çadikovski.
Darko Çekerovski, zyrtar për komunikim dhe partneritet në UNDP shpjegoi më në detaje idenë për të gjithë projektin.
“Qëllimi është, siç e dini, në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të hapim një platformë mediatike profesionale që do të mbulojë disa qytete më të vogla apo të mesme. Nga aspekti i ekspozimit të dezinformatave, lajmeve të rreme, por edhe krijimit të përmbajtjeve mediatike profesionale, me vëmendje të veçantë për të ushqyer barazinë gjinore dhe promovimin e përmbajtjeve që kanë si temë kryesore barazinë gjinore. Më lejoni të them fillimisht pse vendosëm për qytete më të vogla dhe jo për Shkupin apo qendrat më të mëdha. Ndërsa në Shkup, në 7-8 vitet e fundit janë krijuar dhe rritur redaksi serioze në media, të cilat punojnë për ekspozimin e dezinformatave, lajmeve të rreme dhe propagandës, shpesh me ndihmën e donatorëve që kujdesen për zhvillimin e demokracisë, në vendet më të vogla qytetarët i kanë vetëm disa media, zakonisht servisin publik apo uebfaqen e baskisë, ose televizion lokal që mezi ekziston në hapësirën mediatike. – tha Çekerovski.

Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së, më shumë u ndal në aspektin teknik të aktiviteteve të ardhshme aktuale.
“Vetë platforma është një projekt i planifikuar prej kohësh, sepse nuk ishte e lehtë të krijohej diçka komplekse në një periudhë të shkurtër kohore. Ne dëshirojmë që kjo të vazhdojë edhe më tutje, të ketë ndikim në tema të interesit publik lokal, përmes të cilave do të përgënjeshtrohen dezinformatat e caktuara. Në periudhën e ardhshme platforma dixhitale do të fillojë të vendoset, ndërsa një pjesë e përmbajtjes multimediale do të fokusohet në tema me bazë gjinore… Angazhimin kryesor do ta kenë gjashtë koordinatorët e SHGM-së me përfshirjen e një numri të caktuar bashkëpunëtorësh nga komunitetet e mediave lokale” – sqaroi Sekullovski.
Rezultatet e pritshme janë krijimi i përmbajtjes së re mediatike me fokus në efektet negative të dezinformimit dhe keqinformimit të bazuar në gjini, me rëndësi për komunitetet lokale nga qytetet më të vogla në Maqedoni. Gazetarët e interesuar do të kenë mundësi të marrin pjesë në trajnime për këto tema të organizuara nga zyra e UNDP-së në Shkup.