Organizatat e gazetarëve në takim me presidentin Ivanov

Përfaqësues të pesë organizatave të gazetarëve dhe mediave sot u takuan me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Në takim u bisedua për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve për reformat në media para zgjedhjeve.
Pesë organizatat e ripërsëritën qëndrimin se pa mos u zbatuar reformat në media, në Maqedoni nuk do të ketë kushte për zgjedhje të lira dhe të besueshme.
Përfaqësuesit e organizatave e informuan Presidentin se gjatë javës së ardhshme do të dorëzojnë iniciativë për ndryshimn dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizive deri te deputetët e Kuvendit të RM-së, si vazhdimësi e reformave gjithëpërfshirëse dhe thelbësore ne sistemin mediatik.
Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit është të sigurojë rregullator të pavarur dhe profesional, autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale të RTM-së, si dhe uljen e detyrimeve dhe dënimeve të larta ndaj mediave private. Poashtu, e nevojshme është të ndalohen reklamat e qeverisë në media.
Pesë organizatat theksuan se për të pasur kushte për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, krahas ndryshimeve të ligjeve të mediave është e nevojshme edhe zbatimi i tyre i plotë.
Kryetari Ivanov shprehu gatishmëri të ndihmojë procesin dhe kërkoi listën e prioriteteve ku ai mund të japë kontributin e tij.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)
Sindikata e pavrur e gazetarëve dhe puntorëve të medias (SPG)
Këshilli i etikës në media të Maqedonisë (KEMM)
Instituti maqedon i mediave (IMM)
Instituti për studime të komunikimit (ISK)
25 Mars, 2016
Shkup