Organizatat e gazetarëve kërkojnë nga Iefimerida të publikojë emrat e gazetarëve të korruptuar

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli i etikës në media dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtoreve të medias dje kanë dërguar një shkresë në adresë të ueb portalit grek, Iefimerida, i cili këtë muaj ka publikuar informacion se qeveria greke ka shpenzuar shuma milionëshe parash për të korruptuar gazetarët dhe mediat në Maqedoni.
Në shkresën e SHGM, KEM dhe të SPPM kërkohet nga kolegjiumi i redaksisë të publikojnë emrat e gazetarëve dhe të mediave që kinse kanë marrë para për të përkrahur Marrëveshjen e Prespës.
Publikimi i informative gjysmake lidhur me punën e gazetarëve maqedonas, rrënon kredibilitetin dhe besimin e tyre para opinionit dhe në të njëjtën kohë janë spekulime qëllimkeqe, të cilat mund t’u shërbejnë vetëm interesave të ndryshme politike.