• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Nuk na duhet reprizë e fushatave të paguara në media

    Nuk na duhet reprizë e fushatave të paguara në media

    • Categories LAJMËRIME
    • Date May 6, 2021

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve mediatik (SPGPM), Instituti Maqedonas i Medias (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) reagojnë ndaj njoftimit publik të Qeverisë për ndryshimin e legjislacionit, me të cilin nuk do të vlejë më ndalesa për reklamim në mediat nga ana e institucioneve publike (neni 102 nga LShMAA)

    Në tekstin diskutabil i publikuar në MIA më datën 4 maj 2021, thuhet se Qeveria do të miratojë një paketë të reformave mediatike të cilat nënkuptojnë fushata publike të paguara në media private dhe formimi i një Fondi për gazetari hulumtuese dhe prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik.

    Është e pazakontë dhe tendencioze që brifuesit sekretë nga Qeveria të plasojnë informacione në servisin publik, pa u mbështetur në fakte.

    Në tekstin është krijuar përshtypja që KEMM dhe SHGM ndonjëherë kanë kërkuar ndryshim të nenit 102, së bashku në pako me krijimin e një Fondi për ndihmë të mediave.

    Të nderuar përfaqësues të qeverisë, kjo është gënjeshtër!

    SHGM dhe KEMM, së bashku me SPGPM dhe IMM asnjëherë nuk kanë pranuar ose kërkuar ndryshime ligjore, me të cilat do të mundësohej mënyrë e drejtpërdrejtë të derdhjes së parave publike për fushatat qeveritare në mediat private

    Ky është qëndrimi ynë parimor dhe konzistent nga të cilin në asnjë çast nuk e kemi ndryshuar, në asnjë takim ose bisedë.

    Përpjekja për të anashkaluar ose maskuar pozicionin tonë në lidhje me këtë nen të Ligjit, përmes grumbullimit të njoftimeve dhe premtimeve të tjera për reformat në media krijon një imazh të rremë të pozicioneve të profesionit tonë.

    Kjo marrëdhënie minon besimin midis organizatave gazetareske dhe Qeverisë dhe ato mund të interpretohen në mënyrë të gabueshme nga ana e publikut dhe bashkësisë ndërkombëtare.

    Prandaj, duam të theksojmë qartë se ne ishim dhe vazhdojmë të jemi kundër këtyre ndryshimeve ligjore dhe absolutisht nuk mendojmë se ato duhet të përzihen me reformat e tjera në media, për shkak se ne nuk i shohim ato si reforma.

    Sa i përket Fondit për ndihmë të mediave, sigurisht që është një ide që duhet ta diskutojmë mes nesh si organizata, si dhe me Qeverinë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

    Edhe pse në tekstin e MIA-së përsëri sugjerohet e kundërta, duam të sqarojmë se ne nuk kemi bërë kërkesë zyrtare në Qeveri për të krijuar një Fond për media, por kemi thënë se jemi të gatshëm për të qenë një partner konstruktiv për të krijuar këtë model nëse bëhet vlerësimi për nevojën për një fond të tillë.

    Krijimi i këtij modeli mund të jetë mënyra e vetme e drejtë për të mbështetur zhvillimin e mediave, por edhe të gazetarisë së lirë dhe profesionale.

    Në drejtim të asaj që përmendëm më sipër, ne besojmë se duhet të bëhen dy gjëra për të shmangur keqkuptimet në publik dhe ato janë:

    1. Qeveria e RMV-së të tërheq iniciativën për heqjen e ndalimit të reklamimit shtetëror (të mos ndryshohet neni 102 nga LShMAA) dhe
    2. Qeveria të hapë debat publik në sektorin e mediave për krijimin e një Fondi për mbështetjen e gazetarisë profesionale.

    Nëse i pranoni këto kërkesa, ne besojmë se do të lini hapësirë ​​për të gjetur zgjidhje cilësore për të ndihmuar sektorin e mediave, të tilla që do të ndihmojnë si tregun e medias të jetë i lirë dhe konkurrues, ashtu edhe vetë gazetarët, si mbështetje të punës së tyre profesionale.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

    Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM)

    Këshilli për Etikë në Mediat (KEMM)

    Instituti Maqedonas i Medias (IMM)

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Rëndësia e gazetarisë së pavarur dhe profesionale është bërë më e rëndësishme se kurrë
    May 6, 2021

    Next post

    SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM: Ministria e ekonomisë t’i shfuqizojë tenderët për fushata mediatike
    May 6, 2021

    You may also like

    IMG_20230127_141258
    SHGM dhe MPB: nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave
    28 January, 2023
    ZNM
    Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik
    25 January, 2023
    ZNM-Grad Skopje
    SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët
    19 January, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?