• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2020
      • Press Cliping 2019
      • Press Cliping 2018
      • Press Cliping 2017
      • Press Cliping 2016
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на МакедонијаЗдружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2020
        • Press Cliping 2019
        • Press Cliping 2018
        • Press Cliping 2017
        • Press Cliping 2016
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • FAQE HYRËSE
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Nuk duhet të lejohet një ligj për reklamim shtetëror në media

    Nuk duhet të lejohet një ligj për reklamim shtetëror në media

    • Kategoritë LAJMËRIME
    • Data December 16, 2020

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Instituti Maqedonas i Mediave (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) edhe një herë e theksojnë kundërshtimin e tyre të fuqishëm për ndryshimet eventuale të nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele, me të cilat do të lejohej reklamimi i institucioneve publike në media.

    SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM konsiderojnë se është e papranueshme që gjendja në industrinë mediatike të kthehet në nivelin e katër viteve më parë, kur me mjete shtetërore, në mënyrë jo transparente, paguheshin shuma astronomike në media pa asnjë kriter. Kjo praktikë, të cilën ne e kundërshtonim, u vlerësua si shembull i keq i ryshfetit shtetëror të mediave dhe kontribuoi në përkeqësimin e gjendjes në media dhe në rritjen e anshmërisë gjatë raportimit të tyre.

    Ky reagim i katër organizatave pason pas paralajmërimit të djeshëm të kryeministrit Zoran Zaev se “së shpejti do të jepet propozim nga MShIA për shfuqizimin e nenit 102, respektivisht ndryshimin e të njëjtit që të mund të ndihmojmë mediat duke arritur marrëveshje me ndërmarrjet publike, komunat dhe të ngjashme, në drejtim të transparencës dhe zbatimit të vendimeve të tyre siç janë mbledhjet e këshillave drejtues, të këshillave etj.”

    Rikujtojmë se kjo deklaratë e Kryetarit të Qeverisë është në kundërshtim me politikat qeveritare, por edhe me premtimet e mëparshme zgjedhore të LSDM-së se nuk do të ketë para publike në media private, e që janë përsëritur shumë herë dhe publikisht.

    Vlerësojmë se, nëse një propozim i tillë pranohet, ai nuk do të sjellë ndonjë përmirësim të gjendjes në media dhe lirinë e informimit por, përkundrazi, i njëjti do të çrregullojë edhe më shumë tregun tashmë të brishtë mediatik dhe do të forcojë klientelizmin. Le të rikujtojmë se paratë e qytetarëve përfundonin në llogari private, por nuk shpenzoheshin për përmirësimin e cilësisë së programit dhe përmbajtjeve me interes publik e as për paga më të larta të punonjësve të mediave.

    SHGM, SPGPM, IMM dhe KEMM nuk janë kundër mbështetjes së caktuar financiare për mediat, detyra kryesore e të cilave duhet të jetë mbrojtja e interesit publik dhe interesit të qytetarëve. Sidoqoftë, ne besojmë se kjo ndihmë duhet të lindë nga një debat paraprak publik dhe të udhëhiqet nga parimi – “ndihmë për gazetarinë profesionale”, respektivisht mjetet financiare duhet të përdoren ekskluzivisht për projekte me interes publik, bazuar në konkurset e mëparshme publike dhe për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik.

    • Ndajnë:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Postimi i mëparshëm

    SHGM: Gazetarët nga 27 Prilli për herë të dytë viktima, kësaj here nga Gjykata
    December 16, 2020

    Postimi tjetër

    Mediat, të ndara midis etikës dhe sensacionalizmit
    December 17, 2020

    MUND TË JU INTERESOJË

    znm slika
    Deputetët nuk duhet t’i përçmojnë dhe etiketojnë gazetarët e Tv Telma
    27 December, 2020
    VS-700×490
    AGK dënon sulmin në drejtim të gazetarit, Valon Syla
    23 December, 2020
    ssnm
    Autoritetet shëndetësore të mos pengojnë punën e gazetarëve
    1 December, 2020

    Leave A Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Këshilli i Nderit

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    No apps configured. Please contact your administrator.

    Login with your site account

    No apps configured. Please contact your administrator.

    Lost your password?