Ngjarje rajonale e SHGM: “Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet kameramanëve dhe gazetarëve”

Në kuadër të aktiviteteve të Seksionit të kameramanëve pranë SHGM-së, këtë fundjavë në Ohër u mbajt punëtoria treditore me temë: “Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet kameramanëve dhe gazetarëve” për të cilën kontribut të veçantë dhanë Viktor Stefanovski – producent ekzekutiv në Tv Sitel, Predrag Peroviq – kameraman nga Servisi Publik i Malit të Zi (RTMZ), Goran Koprivica – kameraman nga Radio Televizioni i Serbisë (RTS), kurse moderator i kësaj ngjarjeje ishte Trajçe Ilievski, përfaqësues i Seksionit të Kameramanëve pranë SHGM-së.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski, në fjalën e tij para të pranishmëve tha: “Ngjarjet dhe trajnimet e tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme për seksionet pranë SHGM-së ku përmes diskutimit të përbashkët dhe prezantimit të problemeve dhe zgjidhjeve potenciale përmirësohet komunikimi dhe avancohen aftësitë e gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve mediatik në të ardhmen. Praktika që gazetarët dhe kameramanët të debatojnë së bashku për sfidat në gazetari do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së punës në grup, në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe, në fund, do të kemi një produkt, strorje, reportazh dhe të ngjashme më të cilësor”, theksoi Çadikovski.

Përfaqësuesi i seksionit të kameramanëve pranë SHGM-së, Trajçe Ilievski, potencoi se ngjarjet e tilla janë të një rëndësie të veçantë për këtë Seksion si dhe kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit, solidaritetit në komunitetin e këtij Seksioni dhe në forcimin e kapaciteteve të kameramanëve nga njëra anë dhe gazetarëve në anën tjetër. Më vjen mirë që në këtë takim marrin pjesë tridhjetë kameramanë dhe gazetarë nga 10 qytete të vendit si dhe dy përfaqësues rajonalë nga Serbia dhe Mali i Zi. Krahas shkëmbimit të përvojave dhe sfidave krahasuese me të cilat përballemi përditë, arritëm në përfundime të përbashkëta në të cilat duhet të fokusohemi në të ardhmen në interes të promovimit të esnafit.
Në këtë Punëtori u diskutua për përgjegjësitë bazë të gazetarëve dhe kameramanëve, bashkëpunimi i ndërsjellë në baza ditore për ngjarjet në terren dhe brenda redaksisë, komunikimi dhe koordinimi i tyre, si dhe se si do të duken reportazhet televizive në të ardhmen – tema këto që i hapi për diskutim Viktor Stefanovski.
Goran Koprivica (Radio Televizioni i Serbisë) dhe Predrag Peroviq (Radio Televizioni Mali i Zi) mysafirë-ligjërues trajtuan përvojat krahasuese në marrëdhëniet dhe komunikimin ndërmjet gazetarëve dhe kameramanëve në servisin publik në Serbi dhe Mal të Zi.

“Në Serbi, si dhe këtu, gjatë ngjarjeve shfaqet problemi me të cilin ballafaqohemi të gjithë, hapësira dhe kushtet e punës. Por, falë mbështetjes së ndërsjellë me kolegët, ne arritëm ta kryejmë punën. Do të doja të jap një shembull se si funksionojnë gjërat në vende si Franca: gjatë vizitës së presidentit të atëhershëm të Francës, Zhak Shirak, në Beograd, ekipi i tyre erdhi me pajisje të plota transmetimi, duke filluar nga ndriçimi, në mënyrë që presidenti i tyre të paraqitet më së miri, kudo që të jetë në botë.”
“Më duhet të ndaj kënaqësinë time që atë që keni bërë ju kolegët nga Maqedonia e Veriut me Seksionin e kameramanëve pranë SHGM-së, si dhe ngjarje të tilla për bashkëpunim të ndërsjellë me gazetarët, jeni pionierë në Ballkanin Perëndimor dhe ju përgëzoj për iniciativën dhe solidaritetin mes përfaqësuesve në terren”, potencoi Koprivica nga RTS.
Kolegu Predrag Peroviq nga servisi publik i Malit të Zi u pajtua me konstatimin e përgjithshëm dhe tha: “E njëjta gjë po ndodh edhe në Mal të Zi, përballemi me të njëjtat sfida, por arritëm t’i kapërcejmë falë bashkëpunimit dhe solidaritetit të ndërsjellë. Por, sikurse kolegu im Goran nga RTS-ja, vlerësoj se ajo që keni bërë dhe po bëni si Seksion i kameramanëve duhet ta përcjellim si një përvojë me kolegët tanë si shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit të ndërsjellë – tha Peroviq.”
Gjatë Punëtorisë u zhvilluan ushtrime praktike dhe diskutime për komunikimin e ndërsjellë, rolin e gazetarit dhe rolin e kameramanit, si dhe u fol edhe për etikën në punën e kameramanëve dhe specifikat dhe detajet e sfidave të përditshme me të cilat përballen së bashku kameramanët dhe gazetarët.
Në diskutimin e hapur u shpërndanë përparësitë e profesionit, por edhe sfidat me të cilat përballen kameramanët në vend dhe në vendet fqinje.

U konstatua se bashkëpunimi mes kameramanëve dhe gazetarëve ekziston, ka solidaritet të madh profesional, por gjithmonë ka vend për përmirësim që do të punohet edhe në të ardhmen. Kjo Punëtori ka hasur në komente dhe kritika pozitive tek Seksioni i kameramanëve dhe gazetarëve, që është një hap përpara në përmirësimin e kushteve të punës në këtë sferë.
Kjo ngjarje realizohet me mbështetjen financiare të Sigrid Rausing Trust