• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Nga siguria digjitale te simulimet në terren: gazetarët e rinj mësuan, hulumtuan dhe krijuan lidhje  në Shkollën Verore të SHGM-së në Ohër

    Nga siguria digjitale te simulimet në terren: gazetarët e rinj mësuan, hulumtuan dhe krijuan lidhje  në Shkollën Verore të SHGM-së në Ohër

    • Categories Aktivitete
    • Date July 27, 2026

    Rreth njëzet gazetarë të rinj dhe studentë morën pjesë në Shkollën Verore pesëditore, T-AJM, kushtuar teknologjive të reja, sigurisë, gazetarisë hulumtuese, etikës dhe kujdesit për shëndetin mendor.

    Si të mbrohen burimet dhe të dhënat gazetareske? Si të raportohet në mënyrë të sigurt nga terreni, të njihet rraskapitja profesionale dhe të zhvillohet një storie hulumtuese, nga informacioni i parë deri në publikim? Këto ishin disa nga pyetjet për të cilat rreth njëzet gazetarë të rinj, punonjës mediatikë dhe studentë kërkuan përgjigje gjatë Shkollës Verore, T-AJM, e mbajtur nga 21 deri më 25 korrik në Ohër.

    Gjatë pesë ditëve, pjesëmarrësit punuan me gazetarë dhe ekspertë me përvojë, duke ndërthurur ligjërata të shkurtra, diskutime interaktive dhe ushtrime praktike. Programi ishte përqendruar në forcimin e aftësive profesionale, krijimin e praktikave të sigurta të punës dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit brenda komunitetit mediatik.

    Aleksandar Manasiev prezantoi rreziqet bashkëkohore digjitale, mbrojtjen e burimeve dhe të dhënave, si dhe mundësitë dhe kufizimet e inteligjencës artificiale në gazetari. Psikologia Despina Stojanovska, përmes shembujve praktikë, hapi diskutimin për stresin, rraskapitjen profesionale dhe kujdesin ndaj vetes në një profesion që shpesh nënkupton punë nën presion dhe ekspozim ndaj storieve të rënda.

    Gazetaria hulumtuese u trajtua nga disa këndvështrime. Maja Jovanovska dhe Miomir Serafinoviq folën për vlerësimin e rreziqeve dhe punën e përgjegjshme me tema të ndjeshme, ndërsa Sashka Cvetkovska dhe Trajçe Antonovski paraqitën rrugën nga informacioni i parë deri te storja përfundimtare hulumtuese, me theks te këmbëngulja, verifikimi i fakteve dhe puna ekipore.

    Zoran Riçliev i njohu pjesëmarrësit me hartëzimin dhe menaxhimin e rreziqeve gjatë punës në terren. Ognen Janeski prezantoi Kodin e ri Etik të Gazetarëve, ndërsa Aleksandar Dimitrievski foli për standardet profesionale gjatë raportimit për tema ekonomike me interes publik. Milan Spirovski prezantoi mekanizmat e mbështetjes juridike, institucionale dhe ndërkombëtare që i ofron rrjeti SafeJournalists.

    Pjesë veçanërisht dinamike e shkollës ishin simulimet praktike. Pjesëmarrësit punuan mbi skenarë realë gazetareskë, raportuan për tema të ndjeshme, u parashtruan pyetje “funksionarëve të lartë”, vlerësuan rreziqet dhe morën vendime redaksionale nën presionin e kohës. Punën në grupe e udhëhoqën Biljana N. Kalanoska, Elizabeta Stojanoviq dhe Verçe T. Kostovska nga zyra e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

    Për pjesëmarrësit, shkolla ishte njëkohësisht hapësirë për mësim, shkëmbim përvojash dhe krijim të lidhjeve të reja profesionale.

    “Programi ofroi njohuri cilësore teorike dhe praktike, por edhe mundësi për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim me kolegë të rinj dhe profesionistë me përvojë. Shkolla krijon hapësirë edhe për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen”, thotë pjesëmarrësja Martina Ilievska.

    Anemsha Shabani thekson se temat ishin të lidhura drejtpërdrejt me sfidat e përditshme në redaksi: “Nga shkolla largohem me njohuri të reja, ide praktike dhe motivim shtesë për përmirësimin e mëtejshëm të punës sime si gazetare”.

    Për Mirosllava Simonovskën, veçanërisht e vlefshme ishte qasja në burime praktike për hulumtim: “Shkolla na prezantoi baza të të dhënave të hapura, nga të cilat mund të zhvillohen shumë hulumtime. Puna ishte shumë praktike dhe frymëzuese”.

    Shkolla Verore u hap me fjalime të përfaqësuesve të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të cilët theksuan rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të krijimit të një gjenerate të re gazetarësh që do të punojnë sipas standardeve më të larta profesionale dhe etike.

    Me këtë aktivitet, Akademia Trajnuese për Gazetarë dhe Punonjës Mediatikë (T-AJM) vazhdon të krijojë një hapësirë ku gazetarët e rinj mund të fitojnë njohuri praktike, të ndërtojnë kontakte profesionale dhe t’u përgjigjen me më shumë siguri sfidave të gazetarisë bashkëkohore.

    Shkolla Verore u realizua në kuadër të Akademisë Trajnuese për Gazetarë dhe Punonjës Mediatikë (T-AJM), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra në Shkup.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    July 27, 2026

    Next post

    Ndërron jetë gazetari Agron Sulejman
    July 29, 2026

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?