• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Në Ohër u mbajt punëtoria e parë e Seksionit të gazetarëve të sportit të SHGM-së

    Në Ohër u mbajt punëtoria e parë e Seksionit të gazetarëve të sportit të SHGM-së

    • Categories Aktivitete
    • Date September 17, 2022

    Fundjavën e kaluar në Ohër u mbajt një takim edukativ mes gazetarëve të sportit nga më shumë media sportive në vend. Iniciator i këtij takimi ishte Seksioni i gazetarëve të sportit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), të cilët në kuadër të aktiviteteve të tyre për këtë vit planifikojnë edhe disa takime të tjera ndërmjet gazetarëve dhe përfaqësuesve të federatave sportive në vend.

    Qëllimi kryesor i takimeve të tilla mes gazetarëve është që të përpiqen të bëjnë ndryshime pozitive në gazetarinë sportive duke detektuar problemet dhe sfidat në fushën e tyre, dhe me pjesëmarrje aktive duke ofruar zgjidhje të arsyetuara. Në takimin në Ohër, fjalë përshëndetëse para të pranishmëve mbajtën kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski dhe koordinatori i Seksionit të gazetarëve të sportit në SHGM, Pero Momirovski.

    Kryetari Çadikovski gjatë fjalimit përshëndeti kolegët e tij gazetarë të sportit dhe theksoi se “problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët në Maqedoni janë të ngjashme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gazetarë të sportit apo gazetarë që mbulojnë tema të tjera. Puna e këtij seksioni kontribuon në detektimin dhe kërkimin e mënyrave për tejkalimin e sfidave profesionale me të cilat përballen njerëzit që punojnë në këtë fushë, të cilët konsiderohen si profesionistë të fortë. Duhet të vazhdohet me qasjen e solidaritetit dhe bashkimit në punën e gazetarëve si parakusht për rritjen e këtij Seksioni në kuadër të brendshëm por edhe në kuadër ndërkombëtar”.

    Koordinatori i Seksionit të gazetarëve të sportit, Pero Momirovski, ndau kënaqësinë e tij për prezencën e madhe të kolegëve në këtë takim, nga i cili anëtarët e Seksionit munden vetëm të përfitojnë. “Ky është vendi ku ne gazetarët e sportit në vend mund t’i ndajmë problemet tona, argumentet dhe mendimet për atë se si të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellët, por edhe të ofrojmë zgjidhje për tejkalimin e kushteve të vështira në terren” – tha Momirovski.

    Në pjesën e punës të punëtorisë, prezantime kishin Milorad Stojmanovski, i cili foli për sfidat dhe trendët e reja në gazetarinë sportive. Tamara Grnçaroska nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) e fokusoi prezantimin e saj në veprimin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve të sportit, ndërsa në pjesën e fundit të sesioneve Vlladko Arsov u prezantua përmes një simulimi interaktiv dhe zbulimit të sfidave në gazetarinë sportive. Një nga temat më të rëndësishme të diskutuara gjatë punëtorisë ishte siguria në gazetari, e cila edhe më tutje paraqet një sfidë e madhe në çdo fushë të gazetarisë.

    Aktivitetet e Seksionit të gazetarëve të sportit në SHGM nuk ndalen këtu, do të vijojnë takime me kolegë të tjerë në mbarë vendin për të dëgjuar në një vend edhe sfidat dhe propozimet e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për përmirësimin e kushteve të punës.

    Në kuadër të kësaj ngjarjeje ishin të ftuar edhe përfaqësues nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), ku ata patën një prezantim për të drejtat e punës. Ngjarja është e organizuar në kuadër të projektit rajonal: “Sindikatat për një rikuperim të drejtë”  (Trade Unions for a Fair Recovery, 01.01.2022-30.04.2023), i financuar nga ana e Bashkimit Evropian përmes Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve, me Marrëveshjen për grant numër VS/2021/0214.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Profesioni i kameramanit – një retrospektivë përmes fotografive
    September 17, 2022

    Next post

    NISMA E PËRBASHKËT E SHGM-SË, IREKS-IT DHE RTVM-SË PËR TË NGRITUR STANDARDET NË SERVISIN PUBLIK
    September 26, 2022

    You may also like

    знм сснм прес конференција
    SHGM dhe SPGM: Me buxhet të reduktuar MIA nuk mund të funksionojë siç duhet
    27 December, 2022
    321074802_459347589534712_4882222283147715049_n
    U zgjodh kryetari i Këshillit të Nderit të SHGM-së
    23 December, 2022
    ZNM AVMU
    SHGM kërkon nga AShMAA të lehtësojë punën e mediave lokale dhe të përforcohen rrjetet e korrespondentëve
    22 December, 2022

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?