• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Në detin e dezinformatave, ushtarët maqedonas u dërguan në frontin ruso-ukrainas dhe refugjatët ukrainas u bënë një kërcënim global.

    Në detin e dezinformatave, ushtarët maqedonas u dërguan në frontin ruso-ukrainas dhe refugjatët ukrainas u bënë një kërcënim global.

    • Categories Aktivitete
    • Date April 24, 2024

    Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, narrativat dezinformuese në vendin tonë u intensifikuan gjithashtu. Vala e refugjatëve nga Ukraina, e cila pothuajse menjëherë mori rrugën drejt vendeve evropiane, u pasua nga një stuhi lajmesh të frikshme për një “rrëmujë refugjatësh” mbi ekonominë dhe mirëqenien e popullsisë rezidente. Konflikti ushtarak është përdorur për të përforcuar teorinë e konspiracionit se Perëndimi dëshiron të përdorë Maqedoninë si një vend për të strehuar qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë. Një valë e re dezinformimi kishte të bënte me uljen e gatishmërisë ushtarake të vendeve që ofruan ndihmë me armë siç ishte edhe Maqedonia, e cila si anëtare e NATO-s iu bashkua vendeve aleate në mbështetjen ushtarake të Ukrainës. Dhe së fundi, NATO u bë qendra drejt së cilës u drejtuan narrativa të shumta dezinformuese. Narrativa më e zakonshme e dezinformimit është se NATO është në luftë me Rusinë. Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook, janë kanalet kryesore për përhapjen e këtij dezinformimi.

    Avionët luftarakë maqedonas që i janë dhuruar Ukrainës janë ruse?!

    Ndihma ushtarake dhe teknike që Maqedonia e Veriut i dha Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus ishte subjekt i dezinformatave të shumta.Dy dezinformata dominuan, dhe ato u përsëritën gjatë dy viteve të fundit.

    Dezinformimi i parë nisi me dhurimin e katër avionëve luftarakë “Suhoi SU-25” në muajt e parë të konfliktit ushtarak ruso-ukrainas.

    Ishte një dezinformatë se të vetmit avionë luftarakë që kishte ushtria maqedonase ishin në fakt donacion rus i vitit 2002, i marrë gjatë konfliktit ushtarak. Ushtria maqedonase bleu avionët “Suhoi SU-25” në qershor të vitit 2001 nga Ukraina, si mbështetje për këmbësorinë. Tashmë në vitin 2004, këta aeroplanë janë mbyllur dhe konservuar, sepse nuk ka pasur nevojë për to, dhe më pas janë hequr nga lista e armatimeve dhe pajisjeve të ARM-së.

    Është gjithashtu fakt se Ukraina, gjatë konfliktit të vitit 2001, ka trajnuar pilotë maqedonas, por edhe ka dhënë mbështetje të plotë për forcat speciale të policisë. Përveç kësaj, Ukraina dërgoi helikopterë transporti dhe luftarak, si dhe pajisje për trupat tokësore.

    Dezinformata e radhës më e përhapur është se janë punësuar ushtarë të rinj në ARM që pas stërvitjes të dërgohen në Ukrainë për të luftuar me ushtarët rusë. Ministrja Petrovska u akuzua për mobilizimin e ushtarëve për Ukrainën. Kjo dezinformatë përsëritet me çdo thirrje të re për rekrutë.

    Ushtarët maqedonas nuk po luftojnë për Ukrainën

    Por, kjo është e pasaktë dhe në kundërshtim me Kodin Penal, ku pjesëmarrja e shtetasve maqedonas në ushtritë e huaja është krim, për të cilin mund të vuani burg, dhe e vetmja mundësi që ushtarët maqedonas të dërgohen jashtë vendit është pjesëmarrja në misionet e BE-së dhe NATO-së për çka përsëri,  vendimi përfundimtar i mbetet Kuvendit të RMV-së. Udhëheqësit e Aleancës kanë deklaruar disa herë se NATO-ja dëshiron të shmangë luftën me Rusinë.

    Maqedonia nuk është në krye të vendeve që i kanë dhuruar armë Ukrainës

    Dy vjet pas aksioneve ushtarake në Ukrainë, Maqedonia e Veriut nuk është në krye të vendeve që kanë dhuruar armë, pajisje dhe fonde për Ukrainën, por është në mesin e 40 vendeve në botë që kanë ofruar mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare në masën prej gati 185 miliardë dollarësh (165 miliardë euro). Donatorët më të mëdhenj në Ukrainë janë SHBA dhe Gjermania. Siç është raportuar nga Ministria e Riintegrimit të Ukrainës, duke cituar të dhëna nga Instituti Kiel i Ekonomisë Botërore, mbështetja ushtarake (40% e shumës totale) dhe ndihma financiare, përbëjnë gjysmën e shumës së financimit. Pjesa tjetër prej rreth 10% është ndihma humanitare. Ndër donatorët kryesor janë dy organizata ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

    Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë njoftoi se me gjithsej 11 vendime të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga marsi 2022 deri në dhjetor 2023, janë realizuar 11 donacione për ndihmë për Republikën e Ukrainës.

    “Donacionet përfshijnë: avionë “Suhoj” dhe pjesë këmbimi për të njëjtin, tank T-72 dhe granata për të njëjtin; transportues të blinduar personeli “BTR-70” dhe “BTR-80”; minahedhës 60 mm; sisteme raketore “Strella 10” dhe “Iglla”; pajisje “quartermaster” – kuzhinë e lëvizshme, rroba dhe batanije; bomba avioni; raketa ajër-tokë; mina antitank; raketa anti-blind “Zolja” dhe “Osa”; municion artilerie 122 mm, si dhe municione të kalibrit të ndryshëm. Numri i të gjithë pajisjeve është e dhënë e klasifikuar, u përgjigj Ministria e Mbrojtjes.

    Ndihma e dërguar nga Maqedonia në Ukrainë bazohet në mendimin dhe vlerësimin pozitiv të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjegjësisht se dhurimi i pajisjeve nuk e zvogëlon gatishmërinë luftarake të Armatës. Bëhet fjalë për armatime që sipas vlerësimeve dhe planeve nuk i nevojiten Ushtrisë, e cila aktualisht është në fazën e pajisjes dhe modernizimit të përshpejtuar, sipas standardeve më të larta të Aleancës.

    Krahas ndihmave të përmendura, në gjysmën e dytë të vitit 2023 është zhvilluar edhe trajnim për ushtarët ukrainas në poligonin Krivollak.

    Duke iu rikthyer ndihmës së deritanishme për Ukrainën, Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore thekson se donatori më i madh janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 71 miliardë euro, nga të cilat 43 miliardë janë ndihmë ushtarake. Vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian ndanë pothuajse 62 miliardë euro, shumica e të cilave – 36 miliardë janë për nevojat e buxhetit të Ukrainës.

    “Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë lider në shifra absolute, ndihma si përqindje e PVB-së së vendeve aleate është një ilustrim më i mirë. Dhe këtu lider janë vendet baltike, të cilat lirisht mund të quhen “shtete të vogla me zemër të madhe”. Edhe pse Estonia i dha Ukrainës vetëm 540 milionë dollarë ndihmë, kjo është 1.26% e PVB-së së saj. “Letonia shpenzoi 510 milionë dollarë për të mbështetur Ukrainën, që është 1,09% e PVB-së së saj, dhe Lituania investoi 0,95% të PVB-së së saj në mbrojtjen e Ukrainës – apo 760 milionë dollarë”, thuhet në analizë.

    Rruga rajonale e dezinformatave

    Megjithatë, lufta e informacionit rreth Ukrainës në vend, u zhvillua edhe para luftës dhe ajo ndoqi  edhrrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO. Sipas Svetllana Siljanovskas, këshilltare për komunikim për çështjet e NATO-s dhe sigurisë në Qeverinë e SMV-së, mediat iu drejtuan Qeverisë për verifikimin e fakteve rreth dezinformatave që u gjetën në profile sociale anonime apo individuale,  dhe që vijnë nga parti të caktuara politike me politika zyrtare anti-NATO, ose informacione të marra nga kanalet zyrtare të vendeve të tjera joanëtare të NATO-s.

    Siljanovska thotë se shumica e dezinformatave në lidhje me Ukrainën nuk janë përshtatur rastësisht kështu, së pari sepse është e qartë se lajme të tilla, si dezinformatat për dërgimin e ushtarëve tanë në front, do të shqetësojnë dhe shkaktojnë frikë tek familjet e ushtarëvd në ushtri si dhe tek vetë ushtarët.

    “Së dyti, sepse do të thotë se trupat e NATO-s po marrin pjesë në luftë, gjë që është e pasaktë, por është një përpjekje për të krijuar narrativa të kundërta me ato të NATO-s. Së treti, aludimi se do të dërgohen ushtarë që nuk morën pjesë në referendumin për ndryshimin e emrit të vendit, pas të cilit u realizua anëtarësimi ynë në NATO, do të thoshte të ushqehej një ndjenjë negative ndaj referendumit si të tillë dhe ndaj proceseve demokratike në vend, në drejtim të cenimit të besimit në institute”, konsideron Siljanovska.

    Dezinformata të ngjashme që ushqejnë të njëjtin narrativ krijohen edhe për luftëtarët e vdekur maqedonas në Ukrainë, lajm i përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe dezinformata se batalioni maqedono-bullgar po lufton në Ukrainë. Kjo është mohuar nga Republika e Bullgarisë.

    Maqedonia, si vend anëtar i NATO-s, shkëmben informacione me 30 vende të tjera anëtare, dhe ai rrjetëzimi tregon rrugën e skemave të shpërndarjes së organizuar të dezinformatave, nëse narrativa e dezinformatave përsëritet në disa vende, nëse burimi nga i cili ato shfaqen është i njëjtë ose i ngjashëm, etj .

    Siljanovska siguron se, sipas të gjitha shërbimeve dhe institucioneve të sigurisë, dezinformatat nuk ndikojnë në gjendjen e sigurisë në vend dhe janë stabile, por kjo nuk do të thotë se ndikimi i tyre i dëmshëm është i papërfillshëm,  dhe një hap më tutje, nuk do të thotë se aktorët autoritarë nuk kanë një strategji të përhershme që ka për qëllim për të minuar kohezionin demokratik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Rezistenca e institucioneve ndaj dezinformimit është “detyrë zyrtare” e çdo shteti anëtar të NATO-s.

    “Maqedonia si anëtare e NATO-s bën luftë kundër dezinformatave, pa marrë parasysh se a paraqitet përmes transparencës sonë proaktive, futjes së arsimimit mediatik në procesin arsimor, diplomacisë publike etj, kujton Svetllana Siljanovska.

    Refugjatët ukrainas janë “viktima” të luftës por edhe të dezinformatave

    Megjithatë, përkundër këtyre rekomandimeve, duket se shoqëria maqedonase ka ende shumë për të mësuar kur bëhet fjalë për refugjatët dhe dezinformatat lidhur me luftën në Ukrainë.

    Teoritë e konspiracionit propagandistik se Perëndimi dëshiron ta përdorë Maqedoninë si vend që do të strehojë qindra mijëra emigrantë dhe refugjatë janë përhapur me vite në mediat maqedonase nga disa subjekte politike, thotë Zharko Trajanovski nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA.

    -Dezinformimi nuk përbëhet gjithmonë nga “fake news”. Ndonjëherë, dezinformimi përbëhet nga deklarata dhe pretendime, vërtetësia e të cilave nuk mund të verifikohet, duke u maskuar si “informacion”. Për shembull, më shumë se tre vjet më parë, një deputet i VMRO-DPMNE-së “ndau” atë që ai e quajti “informacion” ekskluziv: “Dua të ndaj një informacion, t’ju them ekskluzivisht se LSDM dëshiron të sjellë një milion afrikanë në Maqedoni. …” Ajo që u tregtua si “një pjesë e informacionit” ishte në fakt një teori konspirative që mund të ndahej në më shumë dezinformata, shtoi ai.

    Por poroziteti i dezinformatave nuk është veçori vetëm e shoqërisë maqedonase. Menjëherë pasi refugjatët filluan të mbërrinin në vendet fqinje duke kërkuar mbrojtje, historitë e rreme dhe mashtruese në internet u intensifikuan. Refugjatët akuzohen në mënyrë të rreme për krime të dhunshme kundër popullatës lokale. Në Rumani dhe Republikën Çeke, rrjetet sociale u vërshuan me mesazhe që pretendonin se refugjatët e pasur ukrainas po merrnin ndihmë të konsiderueshme sociale dhe financiare, ndërsa banorët e varfër vendas mbetën pa ndihmë. Vendet e Evropës Perëndimore dhe Jugore kanë parë gjithashtu përhapjen e shpejtë të dezinformatave për refugjatët nga Ukraina. Dhe kur flasim për dezinformata për refugjatët ukrainas, zakonisht nënkuptojmë ata që vijnë nga burime ruse. Megjithatë, një pjesë e madhe promovohet edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, identiteti i të cilëve është i paqartë, përveç kësaj, një pjesë e konsiderueshme e dezinformatave burojnë ose përforcohen kryesisht nga disa media evropiane dhe ekstremistë të djathtë.

    Por cilat janë faktet për afro 5 milionë të zhvendosur?

    Dhe pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili tani ka shkaktuar mbi 5 milionë refugjatë nga Ukraina, Kremlini po përdor edhe një herë dezinformimin për refugjatët si një armë në luftën e tij të informacionit kundër Perëndimit dhe BE-së. Fushata dezinformuese për refugjatët nga Ukraina janë regjistruar në vendet anëtare të BE-së që kanë pranuar më shumë refugjatë – me një sërë narrativash që diskreditojnë, kriminalizojnë, privilegjojnë ose çnjerëzojnë refugjatët.

    Fushata të tilla dezinformuese ekzistojnë edhe në Bullgarinë fqinje, e cila ka pranuar mbi 200,000 refugjatë nga Ukraina, ku përdoren narrativa diskredituese si për shembull ( se refugjatët akomodohen në hotele të shtrenjta dhe se kanë ardhur me makina të shtrenjta) për të polarizuar publikun dhe për ta anuar kundër refugjatëve.

    Mbi 4 milionë refugjatë në Evropë, nga 500 deri në 1000 në Maqedoni

    Rreth 4.2 milionë qytetarë nga vendet jo anëtare të BE-së që u larguan nga Ukraina si rezultat i pushtimit rus më 24 shkurt 2022 kishin status të përkohshëm mbrojtjeje në vendet anëtare të BE-së”, tha Eurostat në vitin 2023.

    Sipas të dhënave më të fundit të mbledhura më 30 shtator të vitit 2023, Gjermania (1,194 milionë), Polonia (958,000) dhe Republika Çeke (357,000) kanë numrin më të madh të refugjatëve ukrainas.

    Krahasuar me popullsinë e tyre totale, Polonia dhe Republika Çeke mirëpritën më shumë ukrainas.

    Me 46.5 për qind, gratë e rritura përbënin pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas në bllokun prej 27-vendesh, ndërsa grupi i dytë më i madh ishin fëmijët, me 33.7 për qind.

    Më 4 mars 2022, Këshilli Evropian miratoi njëzëri mbrojtjen e përkohshme për njerëzit që ikin nga Ukraina si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

    Zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski raporton se numri i refugjatëve nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut është nga 500 deri në 1000 persona, nga të cilët numri më i madh janë fëmijë.

    – Ata nuk kanë qasje në tregun e punës, as në kujdesin shëndetësor, si dhe në kujdesin parashkollor, sepse nuk kanë marrë ende statusin e mbrojtjes së përkohshme nga Ministria e Brendshme, e cila do t’u mundësonte të ushtronin të drejtat e tyre. Ndoshta disa prej tyre ndjekin mësimet online, por gjendja nuk është aspak e mirë për ta në plan afatgjatë, sqaron Andonovski.

    Qeveria ka marrë vendim për integrim të shpejtë të refugjatëve ukrainas, por deri më tani asnjë nga ministritë përkatëse nuk ka miratuar akte të veçanta për kompetencat e veta pas këtij vendimi, për të cilin Andonovski sqaron se Avokati i Popullit po përgatit nismë pikërisht për këtë çështje, për të bërë presion tek institucionet që të kryejnë kontrollet e sigurisë dhe t’u ofrojnë refugjatëve ukrainas të drejtat elementare në vend.

    Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka marrë masa për mbrojtjen e kohezionit social dhe vlerave demokratike. Për shkak të përhapjes së dezinformatave nga Kremlini ndalohet transmetimi i mediave ruse RT dhe Sputnik në territorin e BE-së. Janë intensifikuar edhe aktivitetet që synojnë ekspozimin e dezinformatave që qarkullojnë në rrjetet sociale. Megjithatë, pavarësisht kësaj, siç thuhet në manualin “Dezinformata për refugjatët nga Ukraina”, ka ende shumë vend për të forcuar rezistencën e shoqërisë europiane ndaj dezinformatave.

    Qoftë dërgimi i ndihmës me armë, pranimi i refugjatëve apo rrëfimet e rreme të “ushtarëve që do të vdesin në frontet e huaja”, vetëm kur të jemi mjaftueshëm të pjekur si shoqëri, do të jemi në gjendje të kuptojmë se kjo është vepër e aktorëve anti – demokratë. Këta janë individë dhe grupe që nuk njohin barriera dhe punojnë në aleancë në krijimin dhe shpërndarjen e dezinformatave, prandaj është e nevojshme bashkimi i përpjekjeve shoqërore në forcimin e rezistencës ndaj dezinformimit dhe rritjen e edukimit mediatik.

    Autorët: Sonja Taneska, Ana Zafirova, Vesna Kollovska, VercheTodorovska Kostovska

    Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve dhe të ShGM. 

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Nga E Majta përmes Rodinës tek GROM dhe MAAK: cilët janë megafonët e Moskës në vend?
    April 24, 2024

    Next post

    Ushqimi si armë e Kremlinit për përhapjen e dezinformatave në Maqedoninë e Veriut
    April 24, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?