MPM qëron hesapet me gazetarë profesionist

Përjashtimi i 20 të punësuarve nga “Media Print Makedonija”, prej të cilëve shumica gazetarë të gazetës “Vest”, përbën goditje të paramenduar ndaj gazetarisë profesionale dhe lirisë së mediave. Pas ndërrimit të kryeredaktorit Goran Mihajllovski, me përjashtimet e reja, udhëheqësia po qëron hesapet me gazetarët që janë themelues të gazetës, të cilët nuk lejojnë keqpërdorimin e gazetarisë për interes të pushtetit.
Pasi ekipi i ri redaktues nuk arriti të shfrytëzojë famën e vjetër të “Vest”-it që të plasojë qëndrime të Qeverisë, udhëheqësia vendosi që ta shuajë gazetën. Me dëbime që po i bën, menaxhmenti i kompanisë nuk po i zgjidh arsyet e krizës. Ato arsye nuk duhet kërkuar tek themeluesit e gazetës të cilët e bënë “Vest”-in gazetën më të lexuar në Maqedoni, por në politikën e re redaktuese e cila e shndërroi gazetën në një tifoz të pushtetit.
Askund në botë ende nuk është shpikur ndonjë model i suksesshëm biznesi mediatik, i cili batën e ka në një gazetari të partizuar.
MPM është një shembull tipik ku mediat përdoren për manipulim dhe konfontim të personave të fuqishëm, për të kënaqur interesat e pronarëve të tyre dhe të pushtetit. Vetëm në shtetet jodemokratike, mediat sakrifikohen për raportet klienteliste me politikën dhe biznesin.
Shkup 27,07,2016