• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Memorandum bashkëpunimi mes SHGM-së dhe RTVM-së: Trajnime të vazhdueshme për gazetarët dhe kameramanët në servilin publik

    Memorandum bashkëpunimi mes SHGM-së dhe RTVM-së: Trajnime të vazhdueshme për gazetarët dhe kameramanët në servilin publik

    • Categories Aktivitete
    • Date November 14, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) nënshkruan Memorandum për bashkëpunim i cili paraqet një marrëveshje për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planeve vjetore të punës në përputhshmëri me qëllimet strategjike.

    SHGM dhe RTVM, pas përfundimit të trajnimit të përbashkët për gazetarë dhe punonjës mediatikë, i cili u zhvillua në muajin shtator, konstatuan se ka hapësirë ​​për bashkëpunim në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të gazetarëve në servilin publik, rrjetëzimit të tyre dhe forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha: “E përshëndes bashkëpunimin e ardhshëm mes SHGM-së dhe serviseve programore të televizionit dhe radios. Është e rëndësishme se me këtë memorandum marrim përsipër obligimin që në periudhën para nesh dhe në vitet e ardhshme të bëjmë trajnime të vazhdueshme për profesionalizim dhe ngritje të vazhdueshme të standardeve në punën e punonjësve të televizionit maqedonas si parakusht për ngritjen e cilësisë të përmbajtjeve, por edhe të ngritjes së kapaciteteve të RTVM-së. Me këtë memorandum marrim përsipër t’i zhvillojmë dhe organizojmë këto trajnime katër herë në vit, gjë që është vërtet e rëndësishme, jo vetëm në ngritjen e standardeve të profesionit të gazetarisë, por edhe në ngritjen e frymës për punë në grupe brenda redaksive”.

    Aneta Andonova, kryeredaktore e servisit të parë programor të RTVM-së tha: “Nënshkrimi i këtij memorandumi është i ndërlidhur me rolin dhe misionin e servilit publik, i cili është të mbështesë çdo formë të krijimit të përmbajtjeve audiovizive, duke ofruar besueshmëri, cilësi dhe transparencë në përmbajtjen e tij. Në këtë kontekst, bashkëpunimi në mes servilit publik dhe SHGM-së, i cili ekziston një kohë të gjatë, dhe tani do të zyrtarizohet me një memorandum të tillë, do të na mundësojë të thellojmë bashkëpunimin që do të na ndihmojë t’i forcojmë kapacitetet tona dhe të punojmë së bashku për rritjen e kapaciteteve tona profesionale”.

    Kryeredaktorja e servisit të dytë programor të RTVM-së, Migena Gorenca lidhur me nënshkrimin e memorandumit tha: “Shpresoj se trajnime të tilla do t’u ndihmojnë veçanërisht gazetarëve të rinj që të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh gazetar në servilin publik, gjë që duhet të vazhdojnë të ketë primatin… Pikërisht kjo është arsyeja pse bashkëpunimi me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe nënshkrimi i këtij memorandumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të vënë në praktikë përvojën nga të dyja palët në mënyrë që të mund të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë me vite, domethënë të jemi më të mirët në skenën mediatike”.

    Eran Hasipi, redaktori përgjegjës i servisit të katërt programor të RTVM-së tha: “Dëshiroj të theksoj këtu se ne si një servil publik që investon në teknologjinë për realizimin e emisioneve tona, është e domosdoshme të investojmë edhe në resurset profesionale dhe njerëzore sepse ne si servil publik kemi përvojë të madhe në profesionin e gazetarisë. Pra, sado që ky bashkëpunim do të kontribuojë për kolegët gazetarë në RTVM, ai do të jetë i rëndësishëm edhe për gazetarët në mediat private, sepse servili publik është realisht historia e këtij vendi dhe e sektorit mediatik. Dua të theksoj se është hera e parë që unë si redaktor i RTVM 4 marr pjesë në një takim të tillë. Ne, si komunitetet tjera etnike që transmetojnë program në një gjuhë tjetër, në këtë rast programin në gjuhën turke, që transmetohet mbi 60 vjet në televizionin maqedonas (RTVM), nënshkrimi i këtij memorandumi do të ketë një rëndësi të madhe për ne si redaktorë në gjuhën turke, serbe, vllahe dhe boshnjake, pra ky moment është vërtet i rëndësishëm për t’u afruar me kolegët tanë në televizionin dhe për të punuar së bashku. Përvoja duhet të kthehet në avantazh që do të kontribuojë në krijimin e një programi shumë më të mirë në RTVM, por edhe në televizionet e tjera në vendin tonë”.

    Memorandumin për bashkëpunim e nënshkruan Mlladen Çadikovski si kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë nga njëra anë  dhe Aneta Andonova, Migena Gorenca dhe Eran Hasipi nga ana tjetër si kryeredaktorë përgjegjës të servisit të parë, të dytë dhe të katërt programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Milenko Nedelkovski humbi procesin gjyqësor kundër Sekulovskës, Srbinovskit dhe Pirovskës
    November 14, 2022

    Next post

    SHGM: Kërkojmë hetim uregjent dhe efikas për sulmin ndaj kolegut Ljubisha Ignatov
    November 15, 2022

    You may also like

    naslovna (7)
    SHGM dhe KEMM me denoncim në MPB për përhapje të gjuhës së urrejtjes në faqen e Facebookut të Kanal 5
    18 September, 2023
    ZNM
    Është dorëzuar kallëzim në MPB për kërcënime në internet ndaj gazetarëve të IRL-së
    12 August, 2023
    ZNM OBSE Leten kamp
    SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup mbajtën një kamp veror për sigurinë e gazetarëve të rinj
    15 July, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?