• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Mediat, të ndara midis etikës dhe sensacionalizmit

    Mediat, të ndara midis etikës dhe sensacionalizmit

    • Categories Aktivitete
    • Date December 17, 2020

    2 nëntor i vitit 2020. Askush as nuk mendon se qyteti që është shpallur vazhdimisht më i miri për jetën në botë do të jetë shënjestër e një sulmi terrorist. Por, në qendër të Vjenës ndodhi pikërisht kjo. Për një kohë të shkurtër, rrjetet sociale u përmbytën me video filmime që tregonin një burrë duke vrarë civilë me armë zjarri. Videot, të cilat shumë njerëzve u krijonin siklet në stomak, u bënë virale pa menduar madje as për familjet e viktimave. Sipas disave, uniteti u vu në provë.

    – “Ky nuk është kontest midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, deklaroi kryeministri austriak, Sebastian Kurz.

    Sulmet në Vjenë, si dhe ato në Paris, Bruksel, Londër, Barcelonë, SHBA, Stamboll dhe në sërë lokacionesh të tjera në botë, për të satën herë kanë ngritur dilemën për etikë gjatë raportimit mediatik, veçanërisht në çështjet që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm.

    Informimi në erën e lajmeve të shpejta

    Mediat dhe punonjësit mediatik, si krijues të mendimit publik, në rrethana të tilla përballen me sfida të mëdha, për të informuar për ngjarje të rëndësishme me interes publik, respektivisht të raportojnë për ekstremizmin e dhunshëm, duke pasur kujdes në parimet etike. Një rol dhe përgjegjësi e tillë është thelbësore sepse informimi i qytetarëve është parakusht për pjesëmarrjen e tyre aktive në proceset shoqërore, dhe kështu edhe funksionimin normal të proceseve demokratike.

    Kryeredaktori i gazetës KOHA, Vedat Memedaliu, shpjegon se ata, kur raportojnë për ngjarje që ndërlidhen me dhunën dhe ekstremizmin, përpiqen të jenë të ekuilibruar dhe të paanshëm, duke u dhënë hapësirë të gjitha palëve të përfshira.

    – “Hapësirë u jepet gjithmonë grupeve të margjinalizuara ose grupeve më të vogla etnike. Ne i verifikojmë të gjitha informacionet për të shmangur shtrembërimin

    dhe përgjithësimin, në të njëjtën kohë duke garantuar burime të ndryshme të informatave. Gazeta KOHA, veçanërisht për ngjarjet e ekstremizmit të dhunshëm, gjithmonë ka shmangur nxitjen e urrejtjes, dhunës dhe konflikteve. Vëmendje e veçantë i kushtohet terminologjisë në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, duke përdorur me kujdes fjalët “ekstremist”, “terrorist” dhe madje edhe “xhihadist”. Raportet tona ishin kryesisht informative, pa asnjë koment tjetër nga gazetarët, ndërsa burimet zyrtare i merrnim nga institucionet relevante”, thotë Memedaliu.

    Është e vështirë të qëndrosh njerëzor në një ngjarje “çnjerëzore”, thotë profesoresha e etikës Frosina Postolloska, e cila shpjegon se nganjëherë përkatësia etnike, fetare, sociale ose morale e raportuesit mund të pasqyrojë mënyrën e vet raportimit për ndonjë akt terrorist. Por, profesionalizmi në media bashkon shumë parime të tjera etike, siç janë objektiviteti, korrektësia, mirësjellja dhe përgjegjësia, kështu që duke ndjekur këtë etikë pune, mediat kanë mundësinë që në mes të së keqes, të ngrihen mbi të.

    – “Raportimi në media në lidhje me terrorizmin ose ekstremizmin e dhunshëm është, ndoshta, çështja më e rëndësishme që duhet të merren gazetarët ose redaktorët e politikave mediatike të një media konkrete. Nëse nisemi nga qëllimi përfundimtar i terrorizmit, dhe ky është sigurisht frikësimi dhe krijimi i frikës së përgjithshme në komunitet, më së shpeshti për shkak të ndikimit të proceseve të caktuara politike ose agjendave politike, atëherë mediat, me vetëdije ose pa vetëdije, mund të kontribuojnë në atë që terrorizmi të jetë më efektiv. Në atë rast, mediat janë bashkëpunëtorët kryesorë me terrorizmin dhe kontribuojnë që dhuna të bëhet mjeti kryesor, ndërsa media shndërrohet në shpërndarës kryesor i frikës në shtëpitë e qytetarëve të zakonshëm”, shpjegon profesoresha e etikës, Frosina Postolloska.

    Parimet etike gjatë raportimit mbi ekstremizmin e dhunshëm

    Roli i gazetarëve gjatë raportimit për çështje që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm është të sigurojnë informacion të besueshëm, të saktë, në kohë dhe gjithëpërfshirës, pa e ekspozuar publikun ndaj stresit, rrezikut ose kërcënimit shtesë. Parimet etike kërkojnë

    që raportimi të bazohet në vlera etike dhe njerëzore, që të gjithë zërat të dëgjohen, por të shmangen përmbajtjet që mund të ndezin pasionet në mënyrë shtesë. Ideja e raportimit të bazuar në fakte të arsyeshme, pa shpërthime emocionesh, jo vetëm që është detyrë e madhe, por është edhe një veprim i madh etik.

    Stereotipat janë “kurth” për gazetarët

    Sulmet terroriste që kanë ndodhur vitet e fundit kanë konfirmuar se është e pamundur të bëhet një profil të përgjithshëm të atyre që kryejnë veprime të tilla – nganjëherë ata janë luftëtarë të huaj, herë të tjera të kthyer nga fushat e betejës, disa janë radikalizuar përmes internetit, megjithëse kurrë nuk janë larguar nga komunitetet e tyre. Motivet janë të ndryshme, ashtu si edhe vetë idetë në të cilat ata mbështeten. Kjo do të thotë që gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin stereotipat që mund të komplikojnë më tej situatën tashmë komplekse, fakt ky që e vë në dukje edhe profesori universitar, Nikolla Dujovski.

    “Mbase parimet thelbësore të gazetarisë etike ofrojnë kornizë të fortë për mbulimin profesional të lajmeve, raportimi mbi tema të ndjeshme të tilla si ekstremizmi i dhunshëm kërkon rritjen e ndërgjegjësimit mbi ligjet e privatësisë dhe prezumimin e pafajësisë”, thotë dekani i Fakultetit të Sigurisë, profesor Nikolla Dujovski.

    Shënjestër e vërtetë është publiku

    Gjatë çdo sulmi terrorist apo formë tjetër të ekstremizmit të dhunshëm, shënjestra e vërtetë janë shikuesit, dëgjuesit ose lexuesit, respektivisht publiku e jo viktimat e drejtpërdrejta. Qëllimi i terrorizmit është gjithmonë të raportohet për të, të shkaktohet frikë dhe panik në mesin e njerëzve, dhe kështu të ketë një ndikim në komunitet. Në këtë kuptim, mediat mund të bëhen shumë lehtë një mjet i thjeshtë për arritjen e këtij qëllimi, veçanërisht nëse ato drejtohen nga gara për një audiencë më të madhe ose më shumë klikime në përmbajtje. Nëse, nga ana tjetër, punonjësit mediatik në raste të tilla janë profesionistë të vërtetë në raportim, ata mund të bëhen mbrojtës i qytetarëve, por edhe aleat i forcave të sigurisë.

    Kjo ilustrohet më së miri nga deklarata e famshme e ish-kryeministres britanike, Margaret Taçer: “Publiciteti është oksigjeni për terrorizmin”.

    Profesionistët mediatik, si kurrë më parë, përballen me sfidën e ruajtjes së etikës dhe ekuilibrit gazetaresk, duke pasur parasysh se shënjestër e këtyre sulmeve nuk janë vetëm palët e drejtpërdrejta (të vrarët dhe të plagosurit), por edhe miliona shikues ose lexues tek të cilët duhet të shkaktohet ndjenjë e frikës, ankthit, panikut.

    “Truku” kryesor është ruajtja e dinjitetit të viktimës dhe familjes së saj, të informohet publiku, kurse gazetari të mos bëhet mjet i propagandës. Por, problemi i vërtetë lind me transmetimet e drejtpërdrejta dhe inkuadrimet e drejtpërdrejta nga terreni, të cilat, nga njëra anë, japin informacion në kohë dhe të shpejtë por, nga ana tjetër, kontribuojnë në dramatizimin shtesë të ngjarjeve (ngjarjet e 11 shtatorit të 2001-it dhe sulmi ndaj Kullave Binjake në Nju Jork, ku gjatë kësaj kishte pamje të njerëzve duke kërcyer nga dritaret e rrokaqiellit ose gjatë sulmit të revistës satirike “Charlie Hebdo” kur u paraqit një video nga vrasja e një polici).

    Gazetarët profesionistë duhet t’i përmbahen Kodit Etik, të kontrollojnë burimet dhe informatat në detaje, të mënjanojnë thashethemet dhe gjuhën e urrejtjes, të bëjnë kujdes që të mos rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe policisë, raportimi duhet të jetë objektiv, gjithëpërfshirës dhe i paanshëm, pa inkurajuar paragjykimet dhe, në vend të përçarjeve, të promovohet uniteti.

    Gazetarët dhe shtëpitë e mediave duhet të jenë korrigjuesit në shoqëri dhe kritikët më të mëdhenj të ideologjive që mohojnë ekzistencën e së drejtës për të zgjedhur dhe të drejtës për shprehje të lirë. Sigurisht, në frymën e refuzimit të urrejtjes dhe ndalimin e thellimit të stereotipave. Në këtë mënyrë, gazetari, ndonjëherë më shumë dhe më mirë se politikani, ndihmon për të krijuar dinjitetin dhe respektin e të tjerëve. Kjo është edhe “mallkimi” dhe bekimi i tij.

    Autorë të storjes: Zenel Miftari, Daniel Shikoski, Ivana Atanasoska, Martin Pushevski

    Ky artikull u përgatit brenda kornizës së projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes kapaciteteve të përforcuara të gazetarëve, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”, financuar nga Evropa brenda programit STREVE Global (Forcimi i Reziliencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm -STRIVE Global) përmes Hedayah (Qendra Ndërkombëtare e Ekselencës për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm)
    Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe SHGM, IEP dhe Instituti Konica dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet dhe mendimet e Bashkimit Evropian.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Nuk duhet të lejohet një ligj për reklamim shtetëror në media
    December 17, 2020

    Next post

    POLITIKAT E SHKËMBIMIT TË INFORMACIONEVE NË LUFTËN E NATO-S KUNDËR TERRORIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM
    December 18, 2020

    You may also like

    naslovna (3)
    SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet
    22 March, 2023
    slika incident stip
    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    17 March, 2023
    333431799_211449381490161_4674541961277658950_n
    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
    16 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?