Media, liria e fjalës dhe
demokracia

Projekti “Promovimi i mbrojtjes së gazetarëve dhe i standardeve etike dhe profesionale në media“ synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë online dhe offline të gazetarëve, të reduktojë numrin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik në vend.
Po ashtu, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek opinioni më i gjerë për efektet e dëmshme të sulmeve verbale, siç është gjuha e urrejtjes dhe, natyrisht, ngritja e vetëdijes për sulmet fizike.

Ideja është që përmes videove të rikujtojë publikun që të shmangin fyerjet me bazë gjinore dhe të ilustrojë rëndësinë e rolit të gazetarisë profesionale në një shoqëri demokratike dhe të theksojë aksesin e lirë në informacione, që është thelbësor për publikun.
Videoja e parë e titulluar “Media, liria e fjalës dhe demokracia” flet pikërisht për mënyrën si të arrihet deri tek informacioni i kërkuar.
Fushata u realizua me përkrahje financiare nga Misioni i OSBE-së në Shkup