• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Liria e mediave mes prioriteteve kryesore të Qeverisë

    Liria e mediave mes prioriteteve kryesore të Qeverisë

    • Categories Aktivitete
    • Date May 18, 2018

    Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ishte e ftuar të takohet me përfaqësues të sferës së mediave, duke përfshirë këtu edhe kryesinë e nikoqirit, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë më 8-9 maj në Shkup. Takimet ishin pjesë e projektit për përforcimin e kapaciteteve të SHGM. EFJ, gjithashtu, u takua edhe me Tamara Çausidis, kryetare e SSNM dhe me disa foto reporterë që të koordinojnë punën e përbashkët dhe të diskutojnë për disa nga sfidat kryesore me të cilët përballohen gazetarët në Maqedoni.

    Më 9 maj, drejtorja e EFJ Renate Shreder, së bashku me drejtorin e SHGM Dragan Sekulovski, u takuan me ministrin për komunikacione, transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Robert Popovski. EFJ i uroi ministrit për zbatimin e politikës së re dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me gazetarët, posaçërisht me SHGM.

    “Kabineti i ministrit për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie është i ri dhe e pasqyron qëllimin tonë të jemi të hapur, transparentë dhe demokratik. Liria e mediave dhe liria e gazetarëve janë prioritete të qeverisë tonë”, tha ministri Robert Popovski. Për këtë arsye ne organizojmë takime të rregullta me shtypin, kemi zero tolerancë për sulmet mbi gazetarët dhe jemi duke zbatuar reforma në media”. 

    Reforma në media përfshinë përmirësime të Ligjit për qasje të lirë deri në informata me karakter publik, shpifje, reformë në RTM, për të cilën duhen mjete financiare dhe pavarësi editoriale.

    “Ne dëshirojmë të punojnë profesionistët e vërtetë, ato të cilët janë të pavarur nga politika, mirëpo edhe opozita duhet të pajtohet me propozimet tona”, theksoi ai.

    Në takimin u bisedua edhe për problemin konkret me të cilin përballohen fotoreporterët, ku qeveria krijon fotografi të cilët iu dërgohen mediave. Një grup fotoreporterësh ia tërhoqi vëmendjen EFJ-së në një nga takimet paraprake. Kjo gjë shkakton probleme ekonomike, sepse fotoreporterët nuk mund të garojnë me fotografitë të cilët janë pa pagesë, por kjo paraqet edhe problem moral sepse këto fotografi nuk janë të etiketuara si fotografi të qeverisë dhe shihen sikur PR i qeverisë.

    Ministri Popovski e pranoi problemin dhe na bindi se do të përqendrohet që të gjejë zgjidhje për të njëjtin. “Mediat nuk kanë mjaftë para që të dërgojnë gazetarë në konferenca të shtypit ose në ngjarje të qeverisë. Qëllimi jonë ishte t’iu ndihmojmë mediave”.

    EFJ dhe SHGM u takuan edhe me ministrin për punë të brendshme Oliver Spasovski, dhe me Dejan Andonov, zëvendës-ministër për standarde profesionale dhe kontrolle të brendshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ministri gjithashtu theksoi qasjen e re të qeverisë ndaj gazetarëve, dhe mostolerimin e mosndëshkimit të sulmeve të tyre.

    Ai përmendi tre projekte, duke përfshirë këtu:

    • Nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim me SHGM
    • Nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim të përmirësuar në hetimet për sulmet mbi gazetarët mes policisë, prokurorëve dhe gazetarëve, duke përfshirë edhe trajnim për zmadhimin e besimit në mes tyre
    • Përgatitje të raportit për sulmet e mëhershme të cilët ende nuk janë hetuar

    Oliver Spasovski pranoi se në tregun e vogël të mediave, vetë censurimi dhe frika vazhdojnë dhe tha se për këtë gjë duhet qasje interdisciplinare dhe ndërinstitucionale që me kohë të ndryshojë kultura e mosndëshkimit.

    EFJ e përkujtoi ministrin se duhet të zbatohet Rekomandimi i Këshillit të Evropës (2016) 4 për mbrojtje të gazetarisë, sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të medias.

    Constructive meeting with Oliver Spasovski, Minister of Internal Affairs on improved cooperation with @znmsobranie (AJM), fighting impunity, training btw journalists & police officers to build trust in Republic of Macedonia!!! pic.twitter.com/Yssd148QlS

    — Renate Schroeder (@renatemargot) May 9, 2018

    Ky aktivitet ishte i organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”, i implementuar nga SHGM në bashkëpunim me EFJ.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    RIKUJTIM: Thirrje publike për çmime gazetareske
    May 18, 2018

    Next post

    Reforma në RTM të bëhet me më shumë para dhe më pak ndikim politik
    June 1, 2018

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?