Kuvendi i SHGM kërkoi lirimin e gazetarit Bozhinovski

Lirimin e gazetarit Zoran Bozhinovski nga burgu hetues i Shkupit kërkuan gazetarët e Maqedonisë nga Kuvendi и rregullt i SHGM i mbajtur me 21 prill në Veles.
Anëtarët e SHGM me aklamacion miratuan deklaratë, me të cilën solidarizohen me kolegun Bozhinovski. Ai javën e shkuar u ekstradua nga Serbia, për shkak të fletarestit ndërkombëtarë të Interpolit si njëri ndër të dyshuarit e rastit Shpion.
Për shkak të pamundësisë në Maqedoni t’i mundësohet proces i drejtë gjyqësor dhe për shkak të ndjekjes politike, Bozhinovski ka kërkuar azil politik në Serbi. Përkundër angazgimit të shoqatave të gazetarëve të të dy vendeve, autoritetet serbe t’i japin azil, ata me 21 prillë në mënyre të ngutshme e estaduan në vendlindje ku edhe u arrestua.
Gazetarët janë të bindur se rasti i tij do të shënohet në historinë e gazetarësisë në Maqedoni, si rast klasik i disciplinimit të gazetarëve.
“Ky mesazh i keq është edhe për gazetarët tjerë që investigojnë lidhjet e biznesit, politikës dhe krimit dhe ka për qëllim tërrësisht të dekurajojnë gazetarinë hulumtuese”, thuhet në deklaratë.
Sipas gazetarëve, akuzat kundër Bozhinovskit janë të montuara politikisht dhe i premtojnë se bashkë do të luftojnë deri në fund për lirimin e tij.