• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Konkurs për fotografinë më të mirë profesionale

    Konkurs për fotografinë më të mirë profesionale

    • Categories Aktivitete
    • Date March 25, 2025

    Në kuadër të projektit „Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave si shtylla të demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut“, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), është paraparë ndarja e çmimeve për fotoreporterët dhe organizimi i një ekspozite për fotografitë më të mira autoriale të publikuara mbi temën “Liria e mediave përmes objektivit: Momentet që flasin”.

    Konteksti

    Profesioni i fotoreporterit luan një rol kyç në gazetarinë bashkëkohore, duke ofruar dëshmi vizuale për ngjarje dhe histori të rëndësishme. Përmes punës së tyre, fotoreporterët jo vetëm që informojnë, por edhe zgjojnë emocione, nxisin veprim dhe kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive për brezat e ardhshëm.

    Ndërtimi i solidaritetit mes gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve është thelbësor për ruajtjen e një komuniteti mediatik të fortë dhe të pavarur. Ky solidaritet:

    • Ofron mbështetje të ndërsjellë në situata që kërkojnë bashkëpunim në interes të publikut
    • Forcon sigurinë në terren
    • Promovon shkëmbimin e njohurive dhe përvojave
    • Krijon një front më të fuqishëm në luftën për lirinë e mediave

    Qëllimi i thirrjes

    Për të theksuar këto aspekte të rëndësishme të profesionit mediatik dhe për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm mes të gjithë punonjësve të medias, SHGM shpall këtë thirrje publike për dorëzimin e aplikimeve për fotografi të publikuar, e cila duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

    • –              Fotografia të jetë vepër autentike autoriale duke respektuar standardet më të larta etike dhe të drejtën e autorit;
    • –              Fotografia të jetë në format .jpeg me rezolucion minimal prej 300 dpi (4 MB), dhe të shoqërohet me një tekst të shkurtër (deri 250 karaktere) për përshkrimin / kontekstin;
    • –              Fotografia të jetë publikuar në media, tradicionale apo online, në periudhën nga 1 mars 2024 deri më 25 mars 2025;
    • –              Aplikimi mund të përmbajë deri në tre fotografi nga i njëjti autor, me link të qasshëm të publikimit.

    Qëllimi i thirrjes është, përmes ndarjes së çmimeve dhe ekspozitës për fotografitë më të mira me temën “Për solidaritetin gazetaresk përmes objektivit të fotoreporterëve”, të rritet vetëdija në profesionin gazetaresk për promovimin e solidaritetit në gazetari si një nga shtyllat kyçe në zhvillimin e demokracisë në vend.

    Mënyra dhe afati për aplikim:

    Të interesuarit duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre me shënimin: “IPA/2022/440-473-AJM – 0011” përmes:

    • –              Postës elektronike, në adresën: contact@znm.org.mk

    –              Me postë, në adresën: Здружение на новинарите на Македонија(Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë), Gradski Zid, blloku 13, 1000 Shkup, RMV

    Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është më 15.04.2025 (e martë), deri në ora 24:00, CEV.

    Për çdo aplikim do të dërgohet konfirmim për pranimin.

    Përzgjedhja dhe promovimi

    Një komision i përbërë nga tre fotoreporterë dhe gazetarë me përvojë do t’i përzgjedhë tre (3) fotografitë më kreative (foto-storje) të pranuara në thirrje, të cilat do t’i prezantohen publikut në një ngjarje promovuese me ekspozitë, ku autorët do të duhet t’i prezantojnë veprat e tyre.

    Fondi i çmimeve:

    Fondi total i çmimeve është 110.000 denarë bruto, dhe përfshin:

    • Çmimi i parë: 50.000 denarë bruto
    • Çmimi i dytë: 35.000 denarë bruto
    • Çmimi i tretë: 25.000 denarë bruto

    Numri referues: IPA/2022/440-473-AJM – 0011

    Titulli i projektit: “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së mediave si shtylla të demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” (Safeguarding the freedom of expression and independence of media as pillars of democracy in the Republic of North Macedonia)

    Loti: 5.8.2 Fushatë për ngritjen e vetëdijes për nevojat në sektorin e medias (Awareness raising campaign on the needs in the media sector (A3.1.1))

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Fushata linçuese në rrjetet sociale kundër Mitovskit është e papranueshme 
    March 25, 2025

    Next post

    Përmirësimi i rregullativës mediatike – ndryshimet kyçe dhe drejtimet e ardhshme
    March 25, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?