Këshilli i nderit për “Agjentët” të botuar në “Republikë”

Këshilli i nderit i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë shqyrtoi ankesën e dorëzuar nga Marija Veseva, gazetare e “Plusinfo”, mbështetur edhe nga redaksia e “Plusinfo”, dhe nga Lidija Dimova (si person fizik) që ka të bëjë me tesktin me titullë “Agjentë që marrin më shumë se sa meritojnë”, të botuar në ueb faqen e javores “Republika”, me 11 nëntor të vitit 2014 nga autor i panjohur.
Gazetarët e “Republikës”, sipas sqarimit me shkrim të kryeredaktorit të ueb faqes të javores, nuk janë anëtarë të SHGM, prandaj Këshilli i nderit nuk ngren procedurë në pajtim me Rregulloren për punë të Këshillit.
Padallim, Këshilli i nderit vlerëson se gjuha e urrejtjes (mjafton të shihet titulli i shkrimit “Agjentë që marrin më shumë se meritojnë”) nuk gëzxon të drejtën e lirisë së shprehjes, por të keqpërodrimit dhe mohimit të saj (që është përsëritur shumëherë). Edhe njëherë përkujtojmë se përgjegjësia për fjalën publike dhe respektimi i parimeve etike vlejnë për të gjithë gazetarët, padallim nëse janë anëtarë të SHGM ose të cilësdo shoqatë tjetër.
Apelojmë deri te të gjithë gazetarët energjinë ta drejtojnë drejt respektimit të standardeve etike të Kodit të gazetarëve. Njëkohësisht, bëjmë me dije se gazetarët janë të obliguar ta ruajnë reputacionin dhe dinjitetin e profesionit, të nxisin solidaritet dhe të mos përdorin mediat për qërim hesapesh personale.
Me respekt,
Këshilli i nderit
SHGM