• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Këshilli i Agjencisë së mediave politizon raportin vjetor

    Këshilli i Agjencisë së mediave politizon raportin vjetor

    • Categories Aktivitete
    • Date March 29, 2017

    Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dje miratoi Raportin për punën e ASHMAA për vitin 2016, të përgatitur nga shërbimi profesional, ku në mënyrë objektive paraqitet puna e televizioneve nacionale gjatë vitit të kaluar. Në bazë të monitorimit të programit të televizioneve kombëtare, në raport konstatohet se në disa raste në TV Sitel dhe në emisionin e Milenko Nedellkovskit, i cili transmetohej në TV Kanal 5 është përdorur gjuhë e urrejtjes. Gjithashtu, në raport nënvizohet se ka pasur shkelje të vazhdueshme të standardeve profesionale nga ana e TV Alfa dhe TV Nova

    Këshilli në vend që të miratojnë raportin, kanë sjellë një konkluzion të ri, i cili nuk bazohet në analizën e shërbimit profesional të Agjencisë, por në bindjen personale të anëtarëve: Llazo Petrushevski, Selver Ajdini, Milaim Fetai dhe Alma Mashoviq se TV Sitell, TV Nova, TV Allfa, TV Kanal 5, Telma, 24 Vesti dhe TV Shenja, kanë qenë të njëanshëm politikisht.

    Vlerësimet paushalle të kryetarit të Këshillit të Agjencisë Llazo Petrushevski i ka kundërshtuar Zoran Fidanovski, anëtar i Këshillit, i cili ka kërkuar që të refuzohet ky vlerësim.

    “Ky qëndrim është i motivuar politikisht, dhe me të dëshirojnë të vendosin shenjë barazie mes mediave për të cilat në monitorim nuk janë konstatuar shkelje të standardeve profesionale gazetareske, me ata që kanë dhjetëra parashtresa për shkeljen e standardeve dhe për konstatim të gjuhës së urrejtjes”, deklaroi Zoran Fidanovski, në konferencën e sotme të organizuar nga SHGM.

    Fidanovski vlerësoi se Këshilli me këtë konkluzion devalvon punën e shërbimit profesional të Agjencisë dhe në mënyrë joobjektive e pasqyron punën e televizioneve kombëtare.

    Ai dyshon se konkluzioni i tillë i Këshillit është sjellë me diktat politik të dikujt dhe është tërësisht në kundërshtim me misionin e Agjencisë.

    Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani konkluzionin e Këshillit të ASHMAA e vlerësoi si të pashembullt dhe joprofesional, i cili konfirmon qëndrimet e Shoqatës se rregullatori mediatik është i politizuar dhe i partizuar.

    “Ky është një tjetër argument se pse duhet të zgjidhen anëtarë të rinj në Këshillin e Agjencisë së mediave. Në Këshill duhet të marrin pjesë njerëz të pavarur, profesionistë dhe kompetentë, të cilët me të vërtetë do të kujdesen për krijimin e mediave të lira dhe profesionale, dhe jo të punojnë për shpëtimin e fytyrës së mediave joprofesionale”, tha Selmani.

    Ai kërkoi nga Kuvendi i Maqedonisë që të mos e miratojë Raportin e punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2016, për ta korigjuar me qëllim që të fshihet kualifikimi i vendosur në mënyrë artificiale se të gjitha televizionet nacionale janë të njëanshme politikisht.

    SHGM

    29.03.2017, Shkup

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    SHGM-Lindje ndanë shpërblimet për gazetarët më të mirë
    March 29, 2017

    Next post

    Freedom House: Maqedonia vend jo i lirë për mediat 
    April 5, 2017

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?