Kërkohet trajtim i njëjtë i sulmeve ndaj gazetarëve dhe politikanëve

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Deniz Sulejman sot mori pjesë në diskusionin në të cilin u prezantuan rezultatet nga hulumtimi për efikasitetin e mekanizmit të standardeve të Bashkimit Evropian në Maqedoni.
Sulejman duke komentuar pjesën e hulumtimit lidhur me mediat tha se dhuna ndaj gazetarëve nuk trajtohet njëjtë sikur sulmet ndaj politikanëve. “Më 27 prill, vitin e kaluar në Kuvend nuk u sulmuan vetëm politikanët por edhe gazetarët u sulmuan. Fatkeqësisht, deri më tani asnjë nga sulmuesit të gazetarëve nuk është dënuar”, tha ai.
Ai u ankua edhe për sjelljen selektive të Prokurorisë Publike në lidhje me kërcënimet dhe sulmet mbi gazetarëve.
Në hulumtimin ndër të tjerash flitet edhe për pavarësinë e pamjaftueshme të Radiotelevizionit të Maqedonisë. Në lidhje me këtë çështje, Sulejman shtoi se është e pamundur të zbatohen reforma të vërteta në RTM me zvogëlimin e financave, posaçërisht nëse merret parasysh se obligimet e RTM-së do të zmadhohen me hapjen e dy kanaleve të ri televizive dhe një radio kanal të ri.
Hulumtimi ishte i zbatuar nga ana e Institutit për politikë evropiane (EPI), në kuadër të projektit BENÇER.