• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Kërcënimet ndaj gazetarëve të IRL, përpjekje serioze për të heshtur gazetarinë hulumtuese

    Kërcënimet ndaj gazetarëve të IRL, përpjekje serioze për të heshtur gazetarinë hulumtuese

    • Categories LAJMËRIME
    • Date December 30, 2019

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër presionet e bëra ndaj gazetares së Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL) Maja Jovanovska. Presionet verbale dhe ngacmimet kanë ardhur pasi IRL publikoi storje lidhur me aktivitetet e fundit të ndërtimit në rajonin “Taftalixhe” të Shkupit.

    Përveç kësaj, gjatë fundjavës, pronari i kompanisë ndërtimore “Nastel” – Zoran Azmanov gjithashtu i dërgoi mesazhe të shkruara gazetares Jovanovska, duke treguar se si ajo “është duhur” të raportojë për ndërtimin. Këto mesazhe ia dërguan Jovanoskës menjëherë pas publikimit të storjes për shkatërrimin e vendbanimit “Taftalixhe” nga ana e kompanive të ndërtimit.

    Në mënyrë që të shuhen tensionet, kryeredaktorja e IRL-së, Sashka Cvetkovska ka paralajmëruar biznesmenin Azmanov se këto reagime ndaj gazetares paraqesin trysni dhe ngacmim dhe i sugjeroi që ai të shërbehet me instrumentet juridike ose të ankohet në shoqatat gazetareske që merren me vetë-rregullimin në media. Azmanov edhe kësaj përpjekjeje iu përgjigj me mesazhe shqetësuese, akuzuese dhe shpifëse.

    Presim që Ministria e Punëve të Brendshme sa më shpejt të thërret në bisedime biznesmenin Azmanov në mënyrë që të shpjegojë pse ai ngacmoi kolegen Jovanovska dhe ndaj saj përdori gjuhë të papërshtatshme me elemente të kërcënimit dhe diskriminimit.

    Përveç kësaj, Jovanovska mori edhe një kërcënim javën e kaluar duke i lëshuar dikush zhurmë të shpërthimeve në telefonin e saj. Numri i telefonit nga i cili u dërgua audio-mesazhi është i njohur për Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe përmbajtja e mesazhit tregon qartë së bëhet fjalë për përpjekje për t’i frikësuar dhe ngacmuar gazetarët nga IRL.

    SHGM i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që të angazhohen në zbardhjen e këtyre kërcënimeve dhe gjetjen e identitetit të personit që kërcënoi kolegen Jovanovska përmes telefonit. Përkujtojmë që institucionet vetëm përmes sanksionimit të rreptë të sulmeve dhe kërcënimeve mund të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve.

    Këto kërcënime nuk janë të vetmet që IRL raportoi në SHGM në vitin 2019. Shoqata ishte e informuar dhe ndërmjetësoi për kërcënimet ndaj gazetarit David Ilieski. Nga ana tjetër, gazetarja Sashka Cvetkovska ka qenë nën masa sigurie për disa muaj për shkak të hulumtimit të krimit të organizuar. Për këto arsye shqetësimi i SHGM-së për sigurinë e gazetarëve që hulumtojnë korrupsionin dhe krimin është i justifikuar.

    Kërcënimet ndaj gazetarët paraqesin shkelje brutale e të drejtave të tyre dhe është një përpjekje për të censuruar mediat që vëzhgojnë në mënyrë kritike punën e komunitetit të biznesit.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Është mirë që reformat të lëvizin nga pika zero, paralajmërojmë se ligji ende ka paqartësi
    December 30, 2019

    Next post

    SHGM: Të dënohet personi që kërcënoi gazetaren Meri Jordanovska
    January 11, 2020

    You may also like

    ZNM
    Të zbardhet incidenti në qytetin e Shkupit me gazetarin Arsov nga TV Sitel
    1 September, 2023
    ZNM
    SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, dënim i incidentit
    23 August, 2023
    ZNM
    SHGM: Sulmohen gazetarë, lëndohet kameramani i ALSAT-it, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Ministria e Brendshme
    21 August, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?