IRL, Radio MOF dhe Vidi Vaka shpërblehen për storje gazetareske me temë për ndotjen e ajrit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) ndanë çmimet gazetareske për temën: “Përballimi me ndotjen e ajrit – përforcimi i vetëdijes publike për problemet dhe zgjidhjet e mundshme”.
Çmimi i parë iu dha ekipit nga Laboratori i Gazetarisë Investigative (IRL) për hulumtimin e titulluar “Kospiracion kundër ajrit”.
Çmimi i dytë iu nda gazetarit Bojan Shashevski nga Radio Mof për produktin multimedial me titull “Fëmijët tanë janë viktima të arsenikut – vendi minierash “Lojane” fatal për banorët e fshatrave të Likovës” dhe çmimi i tretë iu nda Hristina Gjorgjievskës nga Vidi Vaka për hulumtimin me titull “Mushkëritë e kapura të qytetit”.
Përveç fituesve, një çmim special iu nda edhe Asdren Çelikut nga RTVM për video inovative dhe kreative me qasje edukative që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e fëmijëve për rëndësinë e një mjedisi të shëndetshëm.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve folën Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së, Ekselenca, z-nja Christine Forsgren Bangston – ambasadore e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.
Kryetari i ShGM-së Çadikovski në fjalën e tij përshëndetëse tha: “Jemi dëshmitarë të rritjes së përqindjes së ndotjes, jemi të vetëdijshëm për pasojat, por duket se gjithmonë kemi nevojë për informata shtesë që do të na mbajnë të zgjuar. Për këtë arsye Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) në bashkëpunim me UNDP-në e shpalli këtë konkurs me qëllim që të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes për problemin ekzistues dhe mënyrat më të mira për zgjidhjen e tij. Nga këndvështrimi publik, kjo është një nxitje për gazetarët për të hyrë në thelbin e problemeve që mundojnë shoqërinë. Ndotja në vend është ngushtë e lidhur me korrupsionin, së bashku me të fuqishmit, kurse pasojat i vuajmë të gjithë. “Nëse ne gazetarët jemi zëri i publikut për të cilin punojmë, atëherë jam i sigurt se në periudhën e ardhshme do të duhet të merremi me këto tema shumë më substanciale“.

Ambasadorja e Suedisë, Ekselenca, z-nja Christine Forsgren Bangston, tha: “Sot dua të theksoj mbështetjen e projektit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit”. Këtë e zbaton UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qytetin e Shkupit. Me këtë projekt ne përpiqemi të trajtojmë ndotjen e ajrit dhe të përmirësojmë bashkëpunimin me qytetarët, bizneset dhe kominitetin akademik për të ulur ndotjen e ajrit në vend. Komponenta tjetër i këtij projekti është ndërgjegjësimi i publikut. Prandaj u mblodhëm sot këtu, në këtë ceremoni çmimesh. “Dua të theksoj gjithashtu se mediat kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur kur bëhet fjalë për rritjen e ndërgjegjësimit” – potencoi Bangston.

Armen Grigorian, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, theksoi se ajri i pastër është po aq jetik për jetën në tokë sa edhe uji i pastër. „Ajri i pastër është një nga kërkesat themelore të shëndetit dhe mirëqenies së njeriut. Kontrolli dhe ulja e ndotjes së ajrit duhet të jenë prioritet për të gjithë. Dëshiroj t’i përgëzoj fituesit dhe të gjithë mediat që morën pjesë për punën e tyre të suksesshme. Ky çmim tregon se ne lartë vlerësojmë kontributin dhe rolin edukativ të mediave në promovimin e temave siç është ndotja e ajrit. “Mbulimi mediatik, rritja e angazhimit mediatik për temat e ajrit të ndotur luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e opinionit publik dhe rritjen e pritshmërive të qytetarëve lidhur me aktivitetet e ndërgjegjësimit për ajrin e pastër”.
Goran Mihajllovski, Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e çmimeve, falënderoi pjesëmarrësit e paraqitur në konkurs dhe tha se secili nga çmimet është sjellë me vendim të njëzëshëm nga i gjithë komisioni. Ai theksoi se situata në gazetari, në redaksitë më të vogla, është e tillë që vështirë se dikush i kushton vëmendje storieve investigative, për shkak të garës së kohës dhe betejës për para, për kuadro. „Falë këtij konkursi arritëm të marrim vepra autoriale cilësore për të cilat si komision njëzëri vendosëm që meritojnë çmim”, tha Mihajlovski.
Qëllimi i thirrjes publike për storiе hulumtuese është të rrisë ndërgjegjësimin për problemin ekzistues të ndotjes dhe mënyrat më të mira për t’a trajtuar atë. Thirrja publike kishte disa kritere sipas të cilave u vlerësuan aplikantët, duke përfshirë veprat autentike të autorit, me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi temat që lidhen me cilësinë e ajrit dhe ndotjen e ajrit dhe për t’u publikuar në media të regjistruar në vend, tradicionale apo online, në periudhë nga janari 2020 deri në shtator të vitit 2021.
Ky aktivitet është implementuar na Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), në kuadër të projektit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit”. Projekti financiarisht mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.